Rezerva e FSK-së dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu luan rolin e ambasadorit në Maqedoni

Rezerva e FSK-së dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu luan rolin e ambasadorit në Maqedoni

Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu ka konfirmuar se është në krye të detyrës së Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Ai edhe ka filluar takimet me homologë të vendeve të tjera. Përmes rrjetit social Twitter, Prindon Sadriu ka konfirmuar se po qëndron në këtë pozitë dhe se ka takuar ambasadorin e Shqipërisë […]

Përmes rrjetit social Twitter, Prindon Sadriu ka konfirmuar se po qëndron në këtë pozitë dhe se ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit.

Pas largimit të Gjergj Dedajt nga pozita e ambasadorit në këtë shtet, shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoni në cilësinë e të ngarkuarit me punë është bashkëshorti i Presidentes Osmani. Po deri më tani Presidentja dhe as ai asnjëherë nuk janë përgjigjur rreth kësaj çështje.

Kujtojmë që Prindon Sadriu është diplomat i karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai në pozitën e zëvendës-shefit të misionit të Kosovës në Maqedoni ishte emëruar në korrik të vitit 2019.

Në anë tjetër, Betim Gjoshi i PDK-së, po e sheh si shkelje flagrante të ligjit dhe konflikt interesi avancimin e burrit të Vjosa Osmani si ushtrues detyre të ambasadorit.

Gjoshi gjithashtu ka thënë se Vjosa Osmani po tregohet e paaftë në menaxhimin e doplomacisë kosovare dhe se asaj po i bëhet presion politik nga Vetëvendosje e Albin Kuriti.

“Presidentja Osmani po tregohet e paaftë në menaxhimin e diplomacisë kosovare.
Zonja Osmani po tregohet e dobët përmes vendimeve të saj tërësisht politike të shtyrë nga presioni politik i Vetëvendosjes dhe nga interesi i ngushtë personal.”

“Sot, me dhjetëra misione diplomatike janë me përfaqësime të gjymtuara. Kjo e dëmton edhe më shumë pozicionin e Kosovës në politikën e jashtme, sidomos në këtë periudhë.”

“Përveç që e ka dëmtuar diplomacinë e Kosovës me vendimin e saj tërësisht politik, ajo po dëshmon se në një rast ajo është ndikuar nga interesi i ngushtë personal – për ta avancuar burrin e saj, qoftë edhe përkohësisht.”

Kjo është në shkelje flagrante të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit. Zonja Osmani nuk ka qenë as e paanshme dhe as objektive në vendimin e saj. Ajo nuk i është shmangur interesit privat përmes vendimit të saj që e avancon bashkëshortin e saj në misionin diplomatik ku vepron.”, ka shkruar ai, transmeton Periskopi.

Ndryshe, muajin e kaluar, me anë të dekreteve Osmani ka shkarkuar 12 ambasadorë të Kosovës nëpër botë me arsyetimin se janë të emëruar politikisht, vendim ky që u kritikua mjaftë shumë./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?