Rebelët kapin kryeqytetin e Tigrayit, qeveria ikë me shpejtësi

Qeveria e përkohshme në rajonin etiopian të goditur nga lufta, Tigray, ka ikur me të katra pasi luftëtarët rebelë avancuan drejt kryeqytetit. Dëshmitarët thanë se ushtarët dhe policët federalë po braktisnin edhe Mekellen, dhe nga larg mund të dëgjoheshin të shtëna armësh e fishekzjarre që po shënonin festën për kapjen e aeroportit dhe pozicioneve tjera […]
Dëshmitarët thanë se ushtarët dhe policët federalë po braktisnin edhe Mekellen, dhe nga larg mund të dëgjoheshin të shtëna armësh e fishekzjarre që po shënonin festën për kapjen e aeroportit dhe pozicioneve tjera kyçe të kryeqytetit.
“Kryeqyteti i Tigrayit, Mekelle, është nën kontrollin tonë,” tha Getachew Reda, zëdhënës i Frontit Çlirues të Popullit të Tigrayit, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
“Krejt kanë ikur. Të fundit ikën në mesditë. Rajoni nuk ka më qeveri,” tha një zyrtar. “Duket sikur edhe trupat janë tërhequr nga mënyra se si po reagon komuniteti.”
Menjëherë pasi u dha lajmi për avancimin e rebelëve, qeveria e Etiopisë shpalli armëpushim unilateral në rajon.
Etiopia tha se armëpushimi do të zgjaste deri në përfundim të sezonit të mbjelljeve në Tigray, që ishte shumë i rëndësishëm për këtë vend. Sezoni përfundon në shtator.












