Rama në konferencën e ushtrive evropiane: FSK e gatshme për misione në të mirë të paqes

Rama në konferencën e ushtrive evropiane: FSK e gatshme për misione në të mirë të paqes

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, morri pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane që u mbajt në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane për Evropës dhe Afrikë në Wiesbaden të Gjermanisë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, konferenca tre-ditore, e mbajtur nga data 15-17 qershor, u organizua nga shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali […]

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, konferenca tre-ditore, e mbajtur nga data 15-17 qershor, u organizua nga shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali James C. McConville, mbështetur nga gjenerali komandues i ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneral Christopher Cavoli.

“Në këtë konferencë , përveç gjeneral Ramës, morën pjesë komandantë të lartë të forcave tokësore, oficerë dhe përfaqësues nga afërsisht 40 vende aleate evropiane dhe partnere të SHBA-së dhe Kanadasë. McConville filloi fjalët e tij të hapjes me një mesazh mirënjohje për vullnetin e dëshmuar për t’u takuar përsëri pasi ngjarja e vitit të kaluar u anulua për shkak të COVID-19. Fokusi kryesor i konferencës së këtij viti ishte modernizimi i forcave dhe përfshiu diskutime në lidhje me perspektivat rajonale mbi forcat tokësore, ndërveprimin, gatishmërinë strategjike, ndërtimin e kapaciteteve, kërcënimet aktuale dhe ato në zhvillim e sipër”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera gjeneral McConville tha se “për të gjithë ne, modernizimi është mundësia më e madhe për forcat tona për t’u bashkuar në luftën për parandalimin e kërcënimeve aktuale.”

Ndërsa, gjeneral Cavoli theksoi se ushtria e SHBA-së ka një program shumë ambicioz të modernizimit tani, sikur edhe shumë nga ushtritë aleate dhe partnere, prandaj nga pjesëmarrësit kërkoi diskutim përmbajtësor dhe të hapur për çështjet përkatëse.

Në diskutimin e tij, gjeneral Rama, njoftoi me të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe objektivat për të ardhmen në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, duke shprehur gatishmërinë e plotë për ofrimin e tyre në misione të përbashkëta në të mirë të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?