Rama-Hajrizi demanton lajmin se ka 6 milionë euro në bankë: Janë 6 mijë

Rama-Hajrizi demanton lajmin se ka 6 milionë euro në bankë: Janë 6 mijë

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, e ka demantuar lajmin se shuma e parave të gatshme që figuron në konto të saj është mbi gjashtë milionë, duke thënë se shuma e saktë është mbi 6 mijë euro. Rama-Hajrizi, me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ka thënë se lajmi është i […]

Rama-Hajrizi, me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ka thënë se lajmi është i pavërtetë dhe se bëhet fjalë për lëshim Teknik në Formularin e deklarimit të pasurisë.

“Sot në mediumin Koha është publikuar lajmi me titullin: “Ish-kryetarja e Kushtetueses me mbi 6 milionë euro para të gatshme”, bazuar në Formularin e Deklarimit të pasurisë për vitin 2020, nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK)”, ka deklaruar ajo.

Siç raportohej nga mediumi i apostrofuar nga ish-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit kishte mbi gjashtë milionë euro para të gatshme në bankë

Postimi i plotëpa ndërhyrje:

Të nderuar miq,

Sot në mediumin Koha është publikuar lajmi me titullin: “Ish-kryetarja e Kushtetueses me mbi 6 milionë euro para të gatshme”, bazuar në Formularin e Deklarimit të pasurisë për vitin 2020, nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK).

Duke respektuar gjithnjë të drejtën e mediave për informim dhe transparencë, për hir të së vërtetës dhe informimit të saktë të opinionit publik dua t’ju njoftoj se, ky nuk është lajm i saktë, meqenëse është i bazuar në të dhënat e shënuara gabimisht në formularin e deklarimit të pasurisë. Shuma e saktë e parave të gatshme është: 6,311.98 euro (pra 6 mijë), e jo 6 milionë.

Bëhet fjalë për një lëshim teknik në plotësimin e Formularit të deklarimit të pasurisë, për ç’arsye unë nesër do t’u drejtohem zyrtarëve kompetent të kësaj agjencie që sa më parë të korrigjohet ky gabim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?