Qeveria miraton pakon për rimëkëmbje ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro

Qeveria miraton pakon për rimëkëmbje ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka thënë se tash është momenti që shteti të intervenojë me një pako të ringjalljes ekonomike. Sipas Murati, kjo pako është e përfshirë në buxhetin e rishikuar të cilin e kaloi qeveria në mbledhjen e mbajtur sot ndërsa shuma e përgjithshme e pakos së ringjalljes […]

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka thënë se tash është momenti që shteti të intervenojë me një pako të ringjalljes ekonomike.

Sipas Murati, kjo pako është e përfshirë në buxhetin e rishikuar të cilin e kaloi qeveria në mbledhjen e mbajtur sot ndërsa shuma e përgjithshme e pakos së ringjalljes ekonomike është 420 milionë euro, ku financimi nga të hyrat buxhetore është 190 milionë euro ndërsa 230 milionë euro të tjera janë nga huamarrja.

Masat janë të ndara në pesë kategori duke filluar me mbështetjen e punësimit, e cila kapë vlerën prej 50 milionë euro intervenim direkt.

Grupit tjetër i masave ka të bëjë me ringjalljen e ekonomisë dhe të prodhimit që dedikohet për bizneset dhe kapë vlerën prej 108 milionë euro, kurse grupi i tretë i masave ka të bëjë për familjen dhe kap shifrën e 50 milionë euro në tërësi.

Grupit i katër i masave në këtë pako është i destinuar për mbështetjen për shërbimet publike në vlerë prej 112 milionë euro, ku 40 milionë euro janë të ndara për blerjen e vaksinave në luftën kundër pandemisë COVID-19.

“Këtu kemi mbështetjen për shëndetësinë, ku 40 milionë euro janë të ndara për blerjen e vaksinave për luftën kundër pandemisë, tetë milionë euro të tjera janë të dedikuara për blerjen e barnave esenciale në kuadër të ShSKUK-së dhe janë rreth pesë milionë euro të tjera të cilat janë të ndara për mbulimin e kostos së shpenzimeve për specializantë të rinjë, pra gjithsej 53 milionë euro”, është shprehur Murati në konferencë për media.

Ndërsa, grupi i fundit i masave ka të bëjë me investimin në infrastrukturë dhe ambient që në tërësi ka vlerë 100 milionë euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?