Qeveria gjermane dhuron donacionin e radhës për FSK-në në vlerë 210 mijë euro

Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, është mbajtur ceremonia e prezantimit të donacionit të qeverisë gjermane dhuruar për FSK-në. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armedn Mehaj, ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për shtetin gjerman. “Bashkëpunimi me Gjermaninë si një ndër partnerët kryesor në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të dy vendeve do të rritet […]

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armedn Mehaj, ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për shtetin gjerman.

“Bashkëpunimi me Gjermaninë si një ndër partnerët kryesor në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të dy vendeve do të rritet edhe më tej në fushat e interesit të përbashkët”, ka thënë Mehaj.

Ndërkaq Ambasadori i Gjermanisë Rohde ka thënë se bashkëpunimi në mes dy ministrive do të thellohet edhe më tej si dhe mbështetja nga shteti gjerman do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Donacioni përkatës përmban laboratorin e gjuhës gjermane dhe sistemin e frenimit të automjeteve si dhe trajnimin dhe certifikimin e personelit për këtë sistem me vlerën e përgjithshme prej 210 mijë euro. Kursi në gjuhën gjermane, që zhvillohet prej vitit 2017, me këtë laborator prej tani do të zhvillohet në kushte bashkëkohore dhe do të mundësojë përgatitjen më të efektshme të stafit gjermano-folës të FSK-së. Gjithashtu pajisjet e sistemit të frenimit do të mundësojnë flotë të sigurte dhe efektive të automjeteve të FSK-së”, thuhet në kumtesë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?