Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sërish në protestë

Për herë të dytë brenda më pak se shtatë ditë, Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mblidhen për të protestuar para Qeverisë së Kosovës. Ata do të kërkojnë miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protesta deri në përmbushjen e kërkesave. Qeveria i ka premtuar Sindikatës së […]

Ata do të kërkojnë miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protesta deri në përmbushjen e kërkesave.

Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, por kjo ende nuk është realizuar.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës gjenden në një situatë të rënduar, pasi tash e një vit nuk kanë marrë paga.

Madje, ata kishin protestuar edhe më 16 qershor, por askush nga zyrtarët qeveritarë nuk është takuar me ta.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë, Shkumbin Goçi tha se kishte tentuar të takohet me zyrtarët nga Qeveria e Kosovës, por një gjë e tillë ishte e pamundur.

Në dhjetor 2020, ish-Qeveria Hoti kishte vendosur për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës, me arsyetimin se 62 punëtorë kishin mbetur pa punë pasi në prill 2019 Kuvendi kishte miratuar Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit. Por në Kuvend projektligji s’kishte marrë përkrahjen e deputetëve dhe me shpërndarjen e tij, ai ka mbetur pa u miratuar.

Protesta e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës mbahet nesër duke filluar nga ora 11:00.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?