Pse kaq shumë incidente në bregdetin shqiptar, Latifi shpjegon arsyet

Profesori universitar Blerim Latifi ka folur për incidentet e shumta që po ndodhin në bregdetin shqiptar. E fundit ishte vrasja e katër personave në Velipojë. Fajtor për një gjë të tillë sipas Latifit është administrata shtetërore. “Problemet të cilat i ka sot bregdeti shqiptar janë probleme të një turizmi masiv, të një turizmi popullor i […]
“Problemet të cilat i ka sot bregdeti shqiptar janë probleme të një turizmi masiv, të një turizmi popullor i cili u ofron mundësi pushimi një mase të madhe e cila nuk është në gjendje për të paguar më shumë për shërbime më të mira”, thotë Latifi.
‘Kjo vrasja e tmerrshme që ndodhi është pasojë direkte e neglizhencës së administratës shtetërore’, theksoi ai.
“Sipas disa informatave që i lexova është dashur këtë problem me zgjedh qysh në fillim të vitit. Në janar me zgjidh këtë problem”, shtoi Latifi.












