Prokurori Special në Hagë pranon se Kadri Veseli nuk akuzohet drejtpërdrejt për krime

Prokurori Special në Hagë pranon se Kadri Veseli nuk akuzohet drejtpërdrejt për krime

Prokurori i Specializuar, Jack Smith, sërish ka kërkuar që ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli t’i vazhdohet paraburgimi, në një parashtresë prej 12 faqesh që e ka dërguar në Zyrën e Gjykatësit Paraprak. Mbrojtja e Veselit ka kërkuar lirimin e tij me kusht, ndërsa lënda pritet të trajtohet në vijim nga Gjykatësi Paraprak, ndërsa në rast të […]

Mbrojtja e Veselit ka kërkuar lirimin e tij me kusht, ndërsa lënda pritet të trajtohet në vijim nga Gjykatësi Paraprak, ndërsa në rast të refuzimit kërkesa shqyrtohet edhe nga një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë, për ta marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

Sidoqoftë, Prokurori Smith për herë të parë ka pranuar se ndaj Kadri Veselit nuk ka akuza që e lidhin atë drejtpërdrejt me krime.

Ai e pohon këtë në pikën 11 të kësaj parashtrese.

“Parashtresat e Veselit janë paramenduar gjithashtu në një portretizim të deformuar të çështjes së ZPS-së. Veseli nuk akuzohet për kryerjen e krimeve si autor i drejtpërdrejtë”, thuhet në parashtresën e Prokurorit Smith.

Akuzat ndaj Veselit lidhen me pozicionin e tij udhëheqës gjatë kohës së luftës dhe Prokurori Smith përsërit pretendimet e tij që tashmë janë thënë në aktakuzën e krerëve të UÇK-së për ndërmarrjen e përbashkët kriminale.

Avokati i Veselit, Ben Emmerson, disa herë ka shprehur habinë e tij me zvarritjen që Prokuroria po ia bën çështjes, duke thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të provave që ka në dispozicion, në asnjë rast nuk e akuzon Kadri Veselin për kryerjen e ndonjë krimi.

“Në rastin e z. Veseli, nga dëshmitë e dorëzuara deri më tash, nuk ka qoftë edhe një pretendim se ai ka kryer ndonjë krim”, ka thënë Emmerson.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?