Problemet me mushkëri pas COVID-19: Rrëfehen edhe pacientët kosovarë

Problemet me mushkëri pas COVID-19: Rrëfehen edhe pacientët kosovarë

Sanije Abdullahu 68-vjeçare, në muajin tetor të vitit të kaluar kishte rezultuar pozitive me sëmundjen COVID -19, të cilin e ka përfunduar pa simptoma. Problemet shëndetësore Sanijes iu paraqiten pas shërimit nga koronavirusi, saktësisht dy javë pasi një testim tjetër kishte treguar se tashmë ajo e kishte kaluar virusin. Në një bisedë për Radion Evropa […]

Sanije Abdullahu 68-vjeçare, në muajin tetor të vitit të kaluar kishte rezultuar pozitive me sëmundjen COVID -19, të cilin e ka përfunduar pa simptoma. Problemet shëndetësore Sanijes iu paraqiten pas shërimit nga koronavirusi, saktësisht dy javë pasi një testim tjetër kishte treguar se tashmë ajo e kishte kaluar virusin.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë ajo tregon se filloi të ndihej e lodhur, të kishte koll dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Pas përfundimit të koronavirusit filluan problemet shëndetësore. Bëra analizat dhe e kuptova se më ka prekur shumë në mushkëri. Që tetë muaj, pa ndërprerje marr medikamente të ndryshme dhe vitamina. Ende jam e lodhur. Tani trajtohem në shtëpi, pasi djali është doktor dhe kujdeset për mua”, tregon Sanije Abdullahu.

Paraqitjen e rasteve me probleme shëndetësore pas COVID -19, e konfirmon edhe Musa Hoxha, ushtruesi detyre i Klinikës se Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai thotë se ka rritje të kërkesave për trajtim nga pacientët, të cilët kanë qenë të hospitalizuar nga COVID-19, sidomos rastet më të rënda me pneumoni masive të dyanshme.

“Në Klinikën e Pulmologjisë më nuk ka pacientë COVID-19 pozitivë, por vetëm pacientë post-COVID dhe pacientë me patologji të sistemit respirator. Normal, një përqindje e pacientëve që kanë qenë të hospitalizuar me probleme të mëdha, edhe pas daljes nga spitali po kanë probleme shëndetësore. Ka pacientë që kanë nevojë për hospitalizim dhe për oksigjen, por numri nuk është i madh”, thotë Musa.

Edhe Rukije Mehmeti, pulmologe në QKUK, njëherësh edhe punonjëse shëndetësore në sektorin privat, thotë se disa qytetarë vazhdojnë të kenë simptoma pas shërimit nga sëmundja COVID-19 dhe rikthehen për trajtim të mëtutjeshëm të problemeve, sidomos të atyre në mushkëri.

“Shumë pacientë i lëshojmë nga spitali në gjendje të mirë. Mirëpo, ka raste, kur pas një jave vijnë me probleme në mushkëri, që janë si pasojë e COVID-19, të cilin e kanë kaluar”, thekson Mehmeti.

Në të shumtën e rasteve, ata që vuajnë nga problemet në mushkëri pasi kanë mposhtur COVID-19, janë pacientët që kanë pasur edhe më herët sëmundje dhe duhanpirësit.

“Prandaj, kjo është shumë relative. Krejt është individuale dhe varet prej organizimit se në çfarë gjendje është dhe se si do të reagojë”, thotë Mehmeti.

Ajo rekomandon që pacientët të vijojnë trajtimin për një periudhë edhe pasi ta kenë kaluar koronavirusin dhe kujdes të veçantë t’i kushtojnë forcimit të imunitetit.

Sikurse shumë sëmundje tjera të rrugëve të frymëmarrjes, COVID-19 mund të shkaktojë dëme afatgjate në mushkëri.

Panagiz Galiatsatos, ekspert për sëmundje të mushkërive në Qendrën Mjekësore Johns Hopkins, ka përmendur komplikimet si pneumonia dhe çrregullimet akute në rrugët e frymëmarrjes.

Sepsa (infeksion i gjakut) është një tjetër komplikim që vjen nga COVID-19, që mund të ndikojë më pas në dëme afatgjate në mushkëri dhe organe tjera.

Edhe te rastet e infektimit të rëndë me koronavirus, mushkëritë e një pacienti mund të shërohen, mirëpo jo brenda natës.

“Shërimi nga dëmtimi i mushkërive merr kohë”, ka thënë Galiatsatos.

“Fillimisht ndodh plaga fillestare në mushkëri, e përcjellë me dregëz. Pas një kohe, plaga fillohet të shërohet, mirëpo mund të marrë tre muaj apo një vit e më shumë që funksioni një mushkërie të rikthehet në gjendjen para koronavirusit”.

“Shërimi i mushkërisë ka simptomat e veta. Është e ngjashme me thyerjen e këmbës, që fillimisht duhet të vendoset në allçi, dhe më pas të hiqet. Askush nuk pret që të nisë të vrapojë pasi të shërohet këmba. Kur këmba forcohet dhe muskujt rriten sërish, pacientët mund të mos ndihen rehat gjatë shërimit. Kështu ndodh edhe me mushkëritë”, ka thënë mes tjerash Galiatsatos.

“Kur të përfundojë pandemia, do të ekzistojë një grup i pacientëve me nevoja të reja shëndetësore, të mbijetuarit. Mjekët, terapeutët e rrugëve të frymëmarrjes dhe ofruesit tjerë të kujdesit shëndetësor do të duhet t’iu ndihmojnë këtyre pacientëve që të rikthejnë funksionin e mushkërive sa më shumë që është e mundur”, ka thënë Galiatsatos.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?