Presidentja Osmani cakton zgjedhjet dy javë para datës së kërkuar nga opozita

Presidentja, Vjosa Osmani ka caktuar datën 17 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Në njoftimin e Zyrës së Presidentit, bëhet të ditur që kjo datë është caktuar pas konsultimit me partitë politike në vend edhe pse partitë opozitare kishin kërkuar që zgjedhjet të mbahen me 31 tetor. “Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të […]
Në njoftimin e Zyrës së Presidentit, bëhet të ditur që kjo datë është caktuar pas konsultimit me partitë politike në vend edhe pse partitë opozitare kishin kërkuar që zgjedhjet të mbahen me 31 tetor.
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.”
“Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi.”, thuhet në njoftimi./Periskopi/












