Presidenti Biden për të nxehtin vdekjeprurës në Amerikë dhe Kanada i lë fajin ngrohjes globale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i është bashkuar shkencëtarëve duke i lënë fajin krizës klimatike për të nxehtin vdekjeprurës në perëndim të Amerikës dhe në Kanada. Zyrtarët në Kanada janë shokuar nga ngritja e temperaturave, që të martën shkoi në 49.6 gradë celsius [121.1F] në qytetin e Lyttonit, raporton Guardian, përkthen […]
Zyrtarët në Kanada janë shokuar nga ngritja e temperaturave, që të martën shkoi në 49.6 gradë celsius [121.1F] në qytetin e Lyttonit, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Koha e gjatë e valëve të të nxehtit përbën edhe kërcënim të madh për shëndetin.
Në zonën e Vancouverit, policia ka thënë se është përgjigjur në të paktën 134 vdekje për shkak të të nxehtit tre-ditor.
“Kurrë s’kemi parë diçka të tillë, dhe po na then zemrat,” tha Steve Addison.
Biden ironizoi me ata që po mohojnë ngrohjen globale duke thënë: “116 shkallë është bërë në Oregon. Por, mos u brengosni – nuk ka ngrohje globale sepse ai është veç pjellë e imagjinatës tonë.”












