Presidenti argjentinas irriton brazilianët: Ata kanë ardhur nga xhungla, ne nga anijet

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, ka nxitur reagime të shumta në Twitter dhe një debat rajonal për racën me një koment rreth brazilianëve gjatë vizitës së kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez. “Meksikanët erdhën nga indianët, brazilianët nga xhungla, por ne argjentinasit erdhëm nga anijet dhe ato ishin anije që erdhën nga Evropa”, tha presidenti Fernandez, duke […]

“Meksikanët erdhën nga indianët, brazilianët nga xhungla, por ne argjentinasit erdhëm nga anijet dhe ato ishin anije që erdhën nga Evropa”, tha presidenti Fernandez, duke iu referuar shumë imigrantëve evropianë që kishin ardhur në Argjentinë. Ai më vonë kërkoi falje për komentin dhe tha se diversiteti i vendit të tij është diçka me të cilin duhet krenuar.

Duket se presidenti e mori këtë frazë nga një këngë e këngëtarit lokal, Lito Nebbia, për të cilin presidenti në më shumë se një rast kishte deklaruar se e admiron, shkruan The Guardian.

Komentet e tij nxitën reagime të shumta në rrjete sociale. Shumë njerëz e kritikuan presidentin argjentinas për mungesë të ndjeshmërisë racore.

“Nuk pata për qëllim që të fyej askënd, në asnjë rast. Kushdo që është ndier i fyer apo i padukshëm, ofroj kërkimfalje”, tha Fernandez.

Eduardo Bolsonaro, kongresist dhe djali i presidentit brazilian, Jair Bolsonaro, tha se komentet e presidentit argjentinas janë raciste. “Unë them se anija që është duke u përmbytur është ajo e Argjentinës”, deklaroi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?