Poshtërohet Belgjika: Policia gjen çantën me municion të ushtarit të armatosur me raketa

Policia po kërkonte një rezervat natyror për një ushtar belg të armatosur rëndë që ka kërcënuar të vras njërin prej shkencëtarëve kryesorë të vendit ka gjetur një çantë të mbushur me municion, duke rritur frikën kështu se i arratisuri ka edhe më shumë armë se që dyshohej. Jurgen Conings, 46 vjeçar, një gjuajtër specialist, nuk […]
Jurgen Conings, 46 vjeçar, një gjuajtër specialist, nuk është parë prej 17 majit pasi i kishte marrë katër lansues të raketave anti-tank dhe një numër armatimesh tjera.
Ai po ashtu ka lënë letër për gruan e tij dhe policinë në të cilën kërcënoi të vriste Marc Van Ranstin, virologun më të njohur të Belgjikës dhe këshilluesin e qeverisë për masat kundër pandemisë, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Van Ranst dhe familja e tij janë dërguar në një shtëpi të sigurt që po mbrohet nga forcat e rendit.
Kërkimi për Coningsin, që ka lidhje të ngushta me partinë e ekstremit të djathtë, ka qenë në fokus të mediave kombëtare tash e një kohë të gjatë.
Prokurorët besojnë që kanë zbuluar çantën që i përkiste Coningsit i cili kishte qëndruar nën një pemë në afërsi të veturës së tij të cilën e kishte lënë.
Pas çdo dite që kalon dhe Conings nuk gjendet, publiku po ngrit pyetje në lidhje me profesionalitetin e policisë belge dhe forcave të armatosura.












