Policia greke gjen pikturën e Picassos që ishte vjedhur – Një grek arrestohet

Një pikturë nga Pablo Pikaso që ishte vjedhur nëntë vjet më parë gjatë një grabitjeje në një galeri greke është zbuluar. Të hënën, policia në Athinë tha se piktura e Pikasos (Picasso) “Koka e Gruas” u gjet bashkë me një pikturë të vitit 1905 të një mulliri ere nga artisti holandez Piet Mondrian. Në grabitjen […]
Të hënën, policia në Athinë tha se piktura e Pikasos (Picasso) “Koka e Gruas” u gjet bashkë me një pikturë të vitit 1905 të një mulliri ere nga artisti holandez Piet Mondrian.
Në grabitjen në fjalë ishin marrë të dyja pikturat, bashkë me një tjetër, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Ato ishin hequr nga kornizat në mëngjesin e hershëm për vetëm pak minuta.
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime anonime nga policia, raportoi që një grek ishte arrestuar për rastin.












