Policia gjermane ndalon katër kosovarë në kufi, po tentonin të hynin në Gjermani me pasaporta të falsifikuara

Policia Federale ka gjetur pastaj katër pasaportat e vërteta të kosovarëve, në bagazhet e familjes. Në Bad Reichenhall, Policia Federale e Gjermanisë gjatë kontrolleve kufitare të bëra në autostradën A8 në Walserberg ka parandaluar hyrjen e palejuar të një familjeje katër anëtarëshe, shkruan pnp.de. Kosovarët ishin shtirur si francezë me letërnjoftime të falsifikuara (franceze). Burri […]

Në Bad Reichenhall, Policia Federale e Gjermanisë gjatë kontrolleve kufitare të bëra në autostradën A8 në Walserberg ka parandaluar hyrjen e palejuar të një familjeje katër anëtarëshe, shkruan pnp.de.

Kosovarët ishin shtirur si francezë me letërnjoftime të falsifikuara (franceze).

Burri 41 dhe gruaja 34-vjeçe, bashkë me dy fëmijët e tyre u treguan policëve dokumente franceze të identifikimit, transmeton albinfo.ch.

Kur kontrolluan letërnjoftimet, rojet e kufirit (policët) kuptuan se ato ishin të falsifikuara. Policia Federale ka gjetur pastaj katër pasaportat e vërteta të kosovarëve, në bagazhet e familjes.

Një krahasim i detajeve personale me sistemin e kërkimit policor tregoi se familja ishte dëbuar nga autoritetet gjermane në vitin 2019 pasi kërkesa për azil u ishte refuzuar dhe për ta ishte vendosur ndalimi i hyrjes në Gjermani.

Për më tepër, udhëtarët nuk mund të jepnin adresën e tyre në Francë dhe as të flisnin frëngjisht, përcjell albinfo.ch. Më në fund, 41-vjeçari pranoi se donte të vendosej me familjen e tij në Gjermani dhe se për këtë qëllim ai kishte siguruar katër letërnjoftime të falsifikuara në Serbi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?