Përplasja Rama-Meta për dekretimet, Kushtetuesja zbardh vendimin

Përplasja Rama-Meta për dekretimet, Kushtetuesja zbardh vendimin

Gjykata Kushtetutuese në Shqipëri ka ndalur gjykimin për përplasjen mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakaj, si Ministër i Jashtëm. Kushtetuesja ka vendosur pranim të pjesshëm të kërkesës së Kryeministrit Rama për të interpretuar nenin 98 të Kushtetutës, pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. […]

Kushtetuesja ka vendosur pranim të pjesshëm të kërkesës së Kryeministrit Rama për të interpretuar nenin 98 të Kushtetutës, pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se emërimi ose shkarkimi i një ministri është kompetencë e tre organeve kryesore, kryeministrit, presidentit dhe Kuvendit, me dakordësi nga njëra tjetra.

“Kryeministri ka rol parësor në formimin e qeverisë në fillim të mandatit qeverisës dhe ka përgjegjësi politike kundrejt Kuvendit, përgjegjësi e cila është e lidhur ngushtë me veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Në procedurën e emërimit dhe të shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe ai i ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tri organeve të mësipërme. Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantojë përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion”.

Ndër të tjera, në vendim thuhet se Presidenti ka të drejtë të kthejë emërimin e një ministri, por me kushtin e respektimit të luajalitetit në një marrëdhënie ndërinstitucionale.

Padia në Gjykatën Kushtetuese ishte depozituar nga kryeministri Edi Rama pas disa përplasjeve me presidentin Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si Ministër i Jashtëm, duke e detyruar që ta marrë vetë si post.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?