Përfundon raundi i parë i samitit Biden-Putin

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë përfunduar raundin e parë të bisedimeve në samitin e sotëm. Biden dhe Putin u takuan së pari të shoqëruar nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken dhe nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov – të shoqëruar edhe përkthyesit e tyre. Dy sesione shtesë bisedimesh planifikohen […]
Biden dhe Putin u takuan së pari të shoqëruar nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken dhe nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov – të shoqëruar edhe përkthyesit e tyre.
Dy sesione shtesë bisedimesh planifikohen të mbahen më vonë gjatë ditës, shkruan AP, përkthen Periskopi.
Në palën amerikane, pritet të prëfshihen Blinkeni, por edhe Jake Sullivan e Victoria Nuland.
Pritet që i gjithë samiti të zgjas prej katër deri në pesë orë para se secili lider të mbajë një konferencë për media.
Ky samit ka përplasur gazetarët amerikanë me ata rusë. /Periskopi












