Për qytetarët e Kosovës ende nuk viza turistike nga vendet e Evropës Perëndimore

Për qytetarët e Kosovës ende nuk viza turistike nga vendet e Evropës Perëndimore

Për shkak të pandemisë COVID-19 dhe kufizimeve që kanë vendosur shtetet evropiane dhe ato në rajon, qytetarët e Kosovës për më shumë se një vit nuk kanë mundur të marrin viza turistike. Përkundër paralajmërimeve se do të lejohen vizat turistike nga muaji qershor, një gjë e tillë ende nuk është vendosur. Përveç rasteve urgjente, kosovarët […]

Përkundër paralajmërimeve se do të lejohen vizat turistike nga muaji qershor, një gjë e tillë ende nuk është vendosur. Përveç rasteve urgjente, kosovarët nuk mund të lëvizin në asnjë vend ku kërkohen vizat.

Ambasada gjermane në Prishtinë në një përgjigje për Telegrafin, ka thënë se për shkak të kufizimeve aktuale në Gjermani, turistët ende nuk lejohen.

“Për shkak të kufizimeve aktuale udhëtimet për qëllime turistike ende nuk janë të lejuara. Si rezultat, në këtë kohë nuk mund të aplikohet, e as të lëshohen vizat turistike. Tani për tani nuk mund të japim ndonjë parashikim se kur mund të hiqen kufizimet”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Telegrafin.

Po ashtu, edhe Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë kanë theksuar për Telegrafin se kufijtë janë të mbyllur, dhe se nuk japin viza turistike.

“Ju informojmë se kufijtë grekë aktualisht janë të mbyllur deri në një njoftim tjetër”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin.

Vlen të përmendet se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes, ku liberalizimin e vizave është premtuar se do realizohet nga të gjitha qeveritë e kaluara e po ashtu edhe qeveria Kurti ka premtuar se do të zgjidhë çështjen e vizave.

Ndryshe, Qeveria në Kosovë javë më parë ka lehtësuar masat antiCOVID, ku ka larguar orën policore dhe ka zgjatur orarin për bizneset, ndërkohë po vazhdon vaksinimi i qytetarëve.Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur  se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës. Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?