Për një javë, bie numri i rasteve aktive me COVID-19

Për një javë, bie numri i rasteve aktive me COVID-19

Në Kosovë, numri i rasteve aktive të infektuar me koronavirus ka rënë nën 1000, respektivisht 627, përderisa para një jave vendi kishte 1.511 të infektuar aktiv. Përbrenda kësaj jave, bazuar në përmbledhjen e komunikatave të përditshme të IKSHPK’së lidhur me rastet, janë shëruar 968 persona nga virusi korona, derisa përbrenda kësaj periudhe janë infektuar vetëm […]

Në Kosovë, numri i rasteve aktive të infektuar me koronavirus ka rënë nën 1000, respektivisht 627, përderisa para një jave vendi kishte 1.511 të infektuar aktiv.

Përbrenda kësaj jave, bazuar në përmbledhjen e komunikatave të përditshme të IKSHPK’së lidhur me rastet, janë shëruar 968 persona nga virusi korona, derisa përbrenda kësaj periudhe janë infektuar vetëm 95 qytetarë.

Ndërkaq, shtatë persona kanë vdekur si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19 përbrenda më se shtatë ditësh.

Përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të reja me virusin korona, derisa 116 janë imunizuar nga ky virus.

Ministria e Shëndetësisë, po ashtu, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 2 mijë e 674 qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19. Ndërsa nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92 mijë e 890 doza të vaksinës.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës”, thuhet më tutje në njoftim.

Tani qytetarët kanë filluar që ta marrin edhe dozën e dytë të vaksinës, teksa me prioritet janë qytetarët e të gjitha moshave që kanë sëmundje kronike.

Aktualisht procesi i vaksinimit është duke u zhvilluar në qendrën “1 Tetori”, në Prishtinë si dhe në QKMF-të e komunave të vendit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?