‘Për gjynah’: Qytetari futet në barnatore në Prishtinë dhe përpara pronares vjedh disa produkte

‘Për gjynah’: Qytetari futet në barnatore në Prishtinë dhe përpara pronares vjedh disa produkte

Një person ka vjedhur sot disa produkte medicinale, në një barnatore në Prishtinë. Bëhet e ditur se vlera e mallit të vjedhur është mbi 50 euro. Nuk janë të pakta rastet kur barnatoret janë cak i hajnave. Shumë herë përveç që atyre u janë vjedhur produkte medicinale, atyre u është vjedhur edhe para. Gjatë ditës […]

Nuk janë të pakta rastet kur barnatoret janë cak i hajnave. Shumë herë përveç që atyre u janë vjedhur produkte medicinale, atyre u është vjedhur edhe para.

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë, konkretisht tek lagja ‘Kodra e Diellit’, një person ka vjedhur në një barnatore disa produkte.

Pronarja e barnatores së njohur në kryeqytet ka dërguar pamjet në Metro nga kjo vjedhje.

Sipas saj vlera e dëmit është mbi 50 euro.

Kujtojmë që edhe dje Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK), ka reaguar për një rast të plaçkitje së barnatores “Bon Pharm” në Gjilan.

OFK është shprehur e shqetësuar me këto raste të vjedhjes, ku edhe ka ftuar organet kompetente në zbardhjen e rasteve.

“Sulmet e tilla që kanë ndodhur na prekin të gjithëve pasi që tashmë janë bërë si dukuri, e gjitha kjo si edhe disa raste më herët për të cilat ka reaguar OFK, po ndodh në kohën e pandemisë COVID 19 kur puna e barnatoreve dhe e farmacistëve si vijë e parë e frontit në përballje me COVID 19 është e pandërprerë në ndihmë qytetarëve të Kosovës. Oda e Farmacisteve te Kosovës shpreh keqardhje për këtë rast, shpresojmë që raste të tilla të mos përsëriten më asnjëherë. Në të njëjtën kohë OFK fton organet kompetente te ndjekjes, të jenë më vigjilente dhe efikase në trajtimin e këtyre rasteve”, thuhej në reagimin e tyre.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?