PDK për bojkotimin e takimit me kreun e KQZ-së: VV të mbajë larg duart nga ky institucion

PDK për bojkotimin e takimit me kreun e KQZ-së: VV të mbajë larg duart nga ky institucion

Kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka ftuar në takim joformal përfaqësuesit e partive politike në KQZ. Mirëpo, ky takim është bojkotuar nga përfaqësuesit e opozitës në KQZ, duke marrë pjesë vetëm Vetëvendosje dhe Lista Serbe. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, ka […]

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, ka folur për arsyet e bojkotimit të kësaj mbledhje.

Ai për Periskopin ka thënë se përmes këtij bojkoti kërkojnë që sa më parë të funksionalizohet KQZ-ja dhe të emërohen dy anëtarët e tjerë që janë nga PDK dhe VAKAT.

“Përmes këtij bojkoti kërkojmë që sa më parë të funksionalizohet në plotni KQZ-ja, të emërohen edhe dy anëtarët e munguar në KQZ, që janë një nga PDK-ja dhe një nga Vakat. Pa emërimin e këtyre dy anëtarëve rrezikohet mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale.”, ka thënë ai për Periskopin.

Tutje, ai ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shkarkuar pa fakte Valdet Dakën nga pozita e kryetare së KQZ-së, kësisoj ka rrezikuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

“Presidentja e Kosovës, pa fakte dhe ndikuar politikisht nga një parti politike, mori vendim për shkarkim të kryetares së KQZ-së dhe emërimin e ushtruesit të ri të detyrës. Me këtë vendim, është rrezikuar edhe procesi i zgjedhjeve lokale të këtij viti. Andaj, ftoj që politika dhe agjendat politike të LVV-së të mbajnë larg duart nga pavarësia institucionale që i takon KQZ-së.”, ka thënë ai për Periskopin.

Ndryshe, Kreshnik Radoniqi është emëruar kryetar i KQZ-së pas shkarkimi të Valdete Dakës./Periskopi/

Opozita bojkoton ftesën e kryetarit të ri të KQZ-së, marrin pjesë vetëm VV e Lista Srpska

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?