Pasi Kurti kërkoi largimin e tij nga delegacioni serb, reagon Odaloviqi

Pasi Kurti kërkoi largimin e tij nga delegacioni serb, reagon Odaloviqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar sot në Bruksel që të largohet nga delegacioni serb Veljko Odaloviq – kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë, i cili ishte drejtuesi kryesor politik i partisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë nga viti 1997. Ai aktivitetin politik në Kosovë e vazhdoi edhe pas […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar sot në Bruksel që të largohet nga delegacioni serb Veljko Odaloviq – kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë, i cili ishte drejtuesi kryesor politik i partisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë nga viti 1997. Ai aktivitetin politik në Kosovë e vazhdoi edhe pas luftës, duke përdorur edhe gjuhë të ashpër ndaj shqiptarëve e bashkësisë ndërkombëtare.

Kurti sot në Bruksel i referua Veljko Odaloviqit dhe Zoran Angjelkoviqit – një tjetër ish udhëheqësi serb në Kosovën e okupuar të viteve 90-ta, me Joseph Goebels, që ishte njeriu kryesor i Hitlerit për propagandë dhe Herman Goering një nga eprorët më të lartë ushtarak të liderit nazist.

Odaloviq tha për mediat serbe se ishte befasuar pakëndshëm kur kryeministri Kurti, atë dhe Angjelkoviqin i quajti Goebbels dhe Goering.

“Unë nuk kam asnjë problem, nëse jam pengesë, nuk jam dikush që nuk mund të ngrihet. Nëse jam unë problemi për gjetjen qoftë edhe të një trupi [kufome], nëse unë jam kushti, do të jem i gatshëm të tërhiqem. Do të bisedoj me presidentin [Vuçiq], kjo është një çështje serioze dhe unë shumë u befasova për të keq. Mendova se përfaqësuesit e Prishtinës do të dilnin me një plan, ata e  thanë që vitin e kaluar në Bruksel. Ne prezantuam lokacionet e interesit tonë, ata të tyre. Ne i plotësuam të gjitha kërkesat e tyre. Ata nuk e zgjidhën asnjë rast tonë.”

“Unë sinqerisht prisja që ai [Kurti] të thoshte sot, për pesë ditë do të shkojmë në Koshare, për 15 ditë do të jemi në Llapushnik, për 30 ditë në Liqenin Livoçit, për 40 ditë në Gjakovë. Këtë e prisja, por fatkeqësisht, për mua kjo është një situatë e pakëndshme. Unë jam i përkushtuar ndaj asaj që po bëj. Ajo që ndodhi sot dhe ky incident, respektivisht ajo që bëri Kurti, nuk do të më luhat”, tha Odaloviq, transmeton Telegrafi.

Siç thekson ai, për të gjitha këto do të dëshironte të fliste në Prishtinë, dhe dëmin e shkaktuar ta riparojë përmes telefonit, sepse sipas tij opinioni në Prishtinë gjithashtu duhet të dijë se cilat kërkime janë duke u kryer dhe ku.

Odaloviq deklaroi se para disa ditësh kanë përfunduar kërkimet në një vend që ishte punuar për vite me radhë dhe se janë gjetur trupat e gjashtë shqiptarëve të Kosovës.

Pas takimit të sotëm në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se te çështja e të pagjeturve, të atyre që u zhdukën me dhunë, ka kërkuar të largohet nga delegacioni serb Veljko Odaloviq, “i cili përndryshe ka qenë udhëheqës famëkeq në vitet 1997-99 dhe bashkë me Angjelkoviqin e kanë udhëhequr Kosovën e okupuar, siç e kanë quajtur atëherë ‘qarkun e Kosovës’”.

“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me  Zoran Angjelkoviq”, tha sot Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?