Pas tryezës ku ishin Kurti dhe Bërnabiq, Kurz jep lajmin: Austria jep një milion vaksina për Ballkanin P.

Pas tryezës ku ishin Kurti dhe Bërnabiq, Kurz jep lajmin: Austria jep një milion vaksina për Ballkanin P.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, në një konferencë për media, pas tryezës së përbashkët me liderët e rajonit, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, ka bërë të ditur se shteti që ai përfaqëson ka ndarë një milion vaksina për qytetarët e këtyre vendeve. Kancelari Kurz ka thënë se Austria mbetet e përkushtuar që t’i ndihmojë […]

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, në një konferencë për media, pas tryezës së përbashkët me liderët e rajonit, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, ka bërë të ditur se shteti që ai përfaqëson ka ndarë një milion vaksina për qytetarët e këtyre vendeve.

Kancelari Kurz ka thënë se Austria mbetet e përkushtuar që t’i ndihmojë vendet e këtij rajoni në luftën kundër pandemisë.

“Ne kemi dërguar mbi 600 mijë doza për Ballkanin Perëndimor. Dhe si Republikë e Austrisë duam të japim një kontribut duke i vënë në dispozicion 1 milion doza të vaksinës. Do të dërgojmë 1 milion për të mbështetur në luftën kundër pandemisë”, tha Kurz.

Përveç pandemisë, disa nga temat që u diskutuan në Samitin e sotëm ishin lufta e përbashkët kundër migracionit të paligjshëm, perspektiva e BE-së për të gjitha vendet e këtij rajoni dhe mbështetja ekonomike që do t’ju ofrohet këtyre vendeve, pas krizës.

Përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në këtë Samit morën pjesë edhe përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, ai i Bosnje Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe Belinda Balluku nga Qeveria e Shqipërisë.

Para Samitit, Kurz po ashtu kishte deklaruar se do t’i mbështesin vendet e Ballkanit në rrugën e tyre drejt BE-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?