Pas Alban Krasniqit, shfrenohet edhe fjalori i shqipes me fjalën “kurvë”: Vajzë bishtdredhur, lavire

Alban Krasniqi, burri i ministres së Drejtësisë bëri bujë gjatë vikendit përmes fyerjes së rëndë që i drejtoi një invdalidi të UÇK-së duke përdorur edhe fjalën “kurvar”. Shumë qytetarë kanë mbetur gojëhapur nga ky ofendim publik. Faik Fazliu – invalid dhe veteran i luftës, do të rrëzohej përtokë nga disa policë në Prizren në një […]
Faik Fazliu – invalid dhe veteran i luftës, do të rrëzohej përtokë nga disa policë në Prizren në një rast që u mediatizua menjëherë.
Shkaku i prapavijës së tij të luftës, reagime kundër tij pati ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Alban Krasniqi.
“Kurvëria nëpër kafehane të natës nuk mbulohet me logo të UÇK-së! Veteran je në shpi e në publik kurse kur hyn kafehaneve të natës je kurvar dhe trajtohesh si i tillë” – kishte shkruar z. Krasniqi, përcjell Periskopi.
Në fakt, z. Fazliu kishte qenë në një kafene me gruan e tij.
Por, ajo që shqetëson edhe më shumë se deklarata e bashkëshortit të ministres Albulena Haxhiu ndodhet në fjalorin e Gjuhës Shqipe.
Në këtë fjalor nuk ndodhet fare shprehja “kurvar” por vetëm ajo “kurvë” që përbën diskriminim të qartë seksist.
Për “kurvën”, definicioni që jepet është absolutisht i papranueshëm: “Grua a vajzë e përdalë, grua a vajzë bishtdredhur, lavire”.
KURVË f. thjeshtligj. shar.
Se çka nënkupton “bishtdredhur” nuk dihet, por kjo mund të jetë logjikshëm antonim i “bishtdrejtë”.
Sidoqoftë, e përdalë në fjalorin e shqipes merr definicionin: “E shthurur moralisht, që nuk e ruan nderin e vet si vajzë a si grua. Vajzë (grua) e përdalë.” /Periskopi












