Palestinezët ia refuzojnë vaksinat Izraelit: Ishin më të vjetra sesa jemi marrë vesh

Palestinezët ia refuzojnë vaksinat Izraelit: Ishin më të vjetra sesa jemi marrë vesh

Autoriteti Palestinez të premten e anuloi marrëveshjen për të marrë vaksina për Covid-19 nga Izraeli, të cilave u skadon afati së shpejti, pasi në dërgesën e parë shihej se data e skadimit të afatit të tyre ishte më e hershme sesa ajo për të cilën ishin marrë vesh palët, tha Ministria e Shëndetësisë. Izraeli dhe […]

Autoriteti Palestinez të premten e anuloi marrëveshjen për të marrë vaksina për Covid-19 nga Izraeli, të cilave u skadon afati së shpejti, pasi në dërgesën e parë shihej se data e skadimit të afatit të tyre ishte më e hershme sesa ajo për të cilën ishin marrë vesh palët, tha Ministria e Shëndetësisë.

Izraeli dhe Autoriteti Palestinez arritën marrëveshje më herët të premten me të cilën Izraeli do t’ia dhuronte palës tjetër deri në 1.4 milion doza të kompanisë “Pfizer” me kusht që i njëjti numër t’i kthehej më vonë këtë vit.

“Ata na thanë se data e skadimit të afatit është në korrik ose në gusht, që do të lejonte shumë kohë për përdorim, por ajo doli të jetë në qershor. Kjo s’është kjo e mjaftueshme për t’i përdorur ato, prandaj i refuzuam”, tha ministrja palestineze e Shëndetësisë, Mai Al-Kaila.

Një zëdhënës i Autoritetit Palestinez tha se dërgesa fillestare me rreth 90.000 doza u anulua për shkak të datës dhe u kthye prapa në Izrael, shkruan Reuters.

Zyra e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett, nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment në lidhje me këtë çështje.

Grupet për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar Izraelin, që ka një ndër fushatat më të shpejta të vaksinimit kundër koronavirusit në botë, se nuk ka bërë më shumë për t’ua siguruar edhe palestinezëve qasjen në vaksina.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?