Osmanit iu desh kohë e gjatë për të reaguar ndaj Mlladiqit, e quan “historik” vendimin për dënimin e tij

Osmanit iu desh kohë e gjatë për të reaguar ndaj Mlladiqit, e quan “historik” vendimin për dënimin e tij

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar mbi katër orë me vonesë për dënimin e përjetshëm që ia shqiptoi gjykata kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiq. Osmani me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi i Millosheviqit, kur shohin këtë verdikt, do të […]

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar mbi katër orë me vonesë për dënimin e përjetshëm që ia shqiptoi gjykata kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiq.

Osmani me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi i Millosheviqit, kur shohin këtë verdikt, do të ndjehen një hap më tepër drejtësisë.

“Kur shohim një verdikt të tillë sikurse ky i sotit, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit do ndjehen një hap më pranë drejtësisë. Nuk ka tashmë dyshime se qëllimi i Millosheviqit, Mlladiqit e të tjerëve që ishin pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi”, ka shkruar ajo.

Tutje Osmani ka thënë se ky gjykim do të hyjë në histori si rast i rrallë kur vihet drejtësia, sepse sipas saj rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë që të sigurohet drejtësia për të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve.

“Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë kur vihet drejtësia, ndonëse rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë që të sigurohet drejtësia për të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve”, ka shkruar ajo.

When we see a verdict like today, the people & families who experienced untold suffering perpetrated by Milosevic’s genocidal regime will feel one step closer to justice. There is no doubt now that the intention of Milosevic, Mladic & others part of that regime, was genocide. 1/2 pic.twitter.com/MfMpFo9Ci4

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 8, 2021

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?