Osmani për Këshillin e Atlantikut: Kosova shkon në dialog për njohje, Serbia të vendos çka dëshiron

Osmani për Këshillin e Atlantikut: Kosova shkon në dialog për njohje, Serbia të vendos çka dëshiron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në një diskutim virtual të organizuar nga organizata ndërkombëtare Atlantic Council [Këshilli i Atlantikut] që merret me çështje të sigurisë ndërkombëtare. Ajo tha se Kosova do të ulet në dialog me Serbinë për të arritur marrëveshje që përmbyllet me njohje reciproke. Osmani tha se përveç njohjes reciproke, Serbia […]

Ajo tha se Kosova do të ulet në dialog me Serbinë për të arritur marrëveshje që përmbyllet me njohje reciproke.

Osmani tha se përveç njohjes reciproke, Serbia duhet të hap arkivat e saj për të kthyer të zhdukurit e luftës.

“Në këtë proces, tani do të ketë një takim, Kosova është e përgatitur që të shkojë në bisedime për të arritur një marrëveshje reciproke që ka në qendër të saj njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se do të varet se si do të sillet Serbia në dialog,  dhe se çfarë mendon me të vërtetë për anëtarësimin e e saj në BE- teksa bashkëpunon ushtarakisht dhe ekonomikisht me Rusinë.  Unë si presidente e Kosovës, mendoj se vlerat multi-etnike janë duke u implementuar në të gjitha sferat në vend dhe jam krenare për këtë. Është koha që Serbia të vendosë se çfarë dëshiron, Kosova gjithmonë ka shfaqur konstruktivitet dhe kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit. Ne jemi ulur në tavolinën e bisedimeve edhe pse Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë falje. Ne kemi qenë gjithmonë fqinj i mirë”, tha Osmani.

Ajo foli edhe për prioritetet e Kosovës siç janë anëtarësimi në Interpol dhe NATO.

“Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është një nga prioritetet më të rëndësishme për të luftuar krimin e organizuar që tejkalon përmasat lokale”, tha Osmani, duke shtuar se është e rëndësishme që të punohet me anëtarët e NATO-s për t’i bindur se anëtarësimi i Kosovës është tejet i rëndësishëm për rajonin.

“Për të punuar individualisht me anëtarët e NATO-s për t’i bindur se pse anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. FSK-ja që është ushtria jonë është duke u bërë shumë më profesionale me mbështetjen e NATO-s dhe totalisht me standarde të NATO-s. FSK tani së fundi ka marrë pjesë në ushtrimin e NATO-s “Defender Europe 21””, ka thënë presidentja Osmani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?