Operacioni global kundër krimit të organizuar: Si arriti FBI ta thyente? Përmendet edhe Serbia

Ishte mesi i vitit 2018 kur një importues substancash narkotike u takua me agjentët e FBI nga San Diego dhe iu bëri një ofertë tunduese: në këmbim të reduktimit të dënimit të tij, ai do të ofronte një derë të pasme për komunikimet e fshehta e të koduara të një rrjeti të madh të grupeve […]
Importuesi kishte haxhuar një shumë të madhe parash në zhvillimin e pajisjes së koduar që mund të përdorej vetëm nga kriminelët në mbarë botën për t’ju shmangur kapjes nga policia.
Pajisja e re, e quajtur AnoM, do të afishohej si telefon i modifikuar mobil, do t’i hiqej çdo gjë me të cilin mund të komprometohej dhe do të prështatej me një softver të koduar në mënyrë specifike.
Burimi planifikoi ofrimin e AnoM-it për një rrjet ekzistues shpërndarësish të lidhur me grupet e krimit të organizuar por vetëm pasi u eksploatua nga FBI, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.
Brenda tri vitesh, AnoM-i do të përdorej nga klientela ekskluzivisht kriminale në 90 shtete të botës për të dërguara dhjetëra miliona mesazhe, që i referoheshin vrasjeve, marrëveshejve të drogës, korrupsionit dhe shpëlarjes së parave, përfshirë edhe 450 mijë imazhe të parave kesh dhe kokainës. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, FBI me të tjera forca policore po lexonin, shihnin e dëgjonin se çka po ndodhte.
Detajet e operacionit, të koduar me emrin Mburoja Trojane, u përshin në një dëshmi të FBI të dosjuar në gjykatën amerikane më 17 maj të 2021-s.
Në Australi, rreth 4 mijë policë bënë bastisje në më shumë se 500 adresa, si pjesë të arrestimeve të bëra në 18 shtete të ndryshme prej që filloi operacioni.
Rreth 9 mijë pajisje të këtilla mbetën aktive kur operacioni u njoftua, me shumicën e përdoruesve që ishin në Gjermani, Holandë, Spanjë, Australi dhe Serbi.
Nga ky operacion janë arrestuar më shumë se 800 persona deri tash por pritet që numri të rritet në ditët në vijim. /Periskopi












