Odaloviq: Kurti personalizonte, tregoi se është i papërgatitur dhe i dobët

Odaloviq: Kurti personalizonte, tregoi se është i papërgatitur dhe i dobët

Reagon Presidenti i Komisionit për Persona të Zhdukur në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Veljko Odaloviq, pas takimit në Bruksel, ku Kurti kishte kërkuar largimin e tij nga takimi. Odaloviq, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka frustrim ndaj tij dhe po personalizon çdo gjë. Vuçiq kishte thënë se Kurti e ka krahasuar Odaloviqin […]

Odaloviq, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka frustrim ndaj tij dhe po personalizon çdo gjë.

Vuçiq kishte thënë se Kurti e ka krahasuar Odaloviqin me shefin e dikurshëm të propagandës në Partinë Naziste të Gjermanisë, Joseph Goebbels, gjë të cilën e mohoi zv. kryeministri i parë i Kosovës për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi.

“Fakti është se delegacioni i Prishtinës erdhi për të dëguar delegacionin tonë. Përkundër të gjitha provokimeve dhe asaj që tha Kurti, delegacioni ynë qëndroi sepse mbështet dialogun dhe është i përkushtuar për dialog. Kurti ka treguar se nuk është i përgatitur dhe po ashtu se është i paforcë”, ka thënë Odaloviq në intervistë për “TV Prva”.

“Pika më e dobët e Kurtit është se personalizon çdo gjë. Ne bëmë kontakte të mira me familjet e shqiptarëve. Çdo familje nga shqiptarët që ka kërkuar informacion ka trokitur në një derë të hapur, sepse ne kontrolluam gjithçka që kërkonin në pjesën qendrore të Republikës së Serbisë. Ne gjithashtu dhamë informacione në pjesën veriore të Mitrovicës që i siguruam nëpërmjet arkivave tona të ndërmarrjeve komunale për vendet të varrimit të disa trupave të cilat janë gjetur atëherë dhe janë varrosur gjashtë trupa të shqiptarëve të Kosovës, të cilët u identifikuan. Për pesë vjet, kemi gërbuar 250 metra kub gur me monitorim të plotë dhe praninë e përfaqësuuesëve të familjeve, grupeve të punës, pra, me transparencë të plotë. Ky është problemi që ka tash Prishtina. Presim që Prishtina të trajtojë në mënyrë të njëjtë kërkesat tona, siç kemi trajtuar ne të tyre”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?