OBSH del me një paralajmërim: Mos e përsërisni gabimin e vitit të kaluar

OBSH del me një paralajmërim: Mos e përsërisni gabimin e vitit të kaluar

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nivelet e vaksinimit në Evropë janë ende larg nga ajo që nevojitet për të ndaluar një ringjallje të virusit dhe u bëri thirrje vendeve të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse. “Mbulimi i imunizimit nuk është i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga një ringjallje e virusit. Mbulimi 80% i […]

“Mbulimi i imunizimit nuk është i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga një ringjallje e virusit. Mbulimi 80% i imunizimit të popullsisë është ende larg”, paralajmëroi drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Ai u bëri thirrje kombeve të shmangin përsëritjen e “gabimit” të verës së kaluar kur masat u liruan para kohe. Kluge paralajmëroi se kontinenti “nuk ishte aspak jashtë rrezikut” në betejën kundër COVID-19 pavarësisht nga një rënie e qëndrueshme e normave të infeksioneve në javët e fundit.

“Me grumbullimet sociale në rritje e lëvizjen më të madhe të popullsisë dhe festivalet e turnetë sportivë që ndodhin në ditët dhe javët e ardhshme, OBSH në Evropë bën thirrje për kujdes. Nëse vendosni të udhëtoni, bëjeni me përgjegjësi. Jini të vetëdijshëm për rreziqet. Zbatoni arsyen e shëndoshë dhe mos rrezikoni”, tha kreu evropian i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge një konferencë shtypi.

Gjatë dy muajve të fundit, rastet e reja COVID-19, vdekjet dhe shtrimet në spital kanë rënë, duke bërë që 36 nga 53 vendet e rajonit të fillojnë zbutjen e kufizimeve.

“Ne të gjithë duhet të njohim progresin e bërë në shumicën e vendeve në rajon, duhet gjithashtu të pranojmë se nuk jemi aspak jashtë rrezikut”, shtoi ai.

Kluge tha se i ashtuquajtur variant Delta, që u identifikua për herë të parë në Indi, ishte një çështje shqetësuese.

Sipas tij, ky variant, “tregon rritje të transmetueshmërisë dhe shumë midis popullatave të prekshme, mbi moshën 60 vjeç, mbeten të pambrojtura”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?