Nushi: Kurti thoshte s’takohem me pasuesit e Millosheviqit, sot piu kafe e hëngri kroasant me Vuçiqin

Nushi: Kurti thoshte s’takohem me pasuesit e Millosheviqit, sot piu kafe e hëngri kroasant me Vuçiqin

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka bërë “show”, sot në Bruksel. Ai deklaroi se dialogu nga Kurti nuk është marrë seriozisht. Në një lidhje direkte për emisionin “Frontal”, në T7. Nushi tha se dikur Kurti thoshte se nuk ulej në tavolinë me pasuesin e Sllobodan Millosheviqit, teksa theksoi […]

Në një lidhje direkte për emisionin “Frontal”, në T7. Nushi tha se dikur Kurti thoshte se nuk ulej në tavolinë me pasuesin e Sllobodan Millosheviqit, teksa theksoi se pikërisht kryeministri sot piu kafe në një tavolinë me ish-ministrin e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq.

“Mu duk një paraqitje tipike e z.Kurtit që dëshiron të bëjë ‘show’ dhe që dialogu për të nuk është marrë seriozisht. E dialogu duhet të merret seriozisht nga Kosova. Shumë shtete ende nuk na njohin. Si rrjedhojë e kemi të pamundur shfrytëzimin tonë shtetëror për shkak të këtyre bllokadave. Pikërisht në mungesë të kësaj marrëveshje ka shumë shtete që nuk po na njohin. Mendoj që duhet të ketë një vullnet që e tejkalon egon e Kosovës. E mendoj që z.Kurti nuk e ka këtë vullnet”, deklaroi Nushi.

Ai më tutje tha se kryeministri Kurti ka premtuar shumë, por se tani ai sipas Nushit nuk po i mbanë premtimet.

“Z.Kurti na ka premtuar shumë sene dhe e kemi parë që i ka harruar të gjitha ato premtime. Nuk i besoj fjalës së z.Kurti. ia shoh veprat dhe mendoj që është një njeri shumë jokonsistent. Përderisa ne thonim se nuk  ulemi në tavolinë me pasuesit të Millosheviqit, ai sot u ul në tavolinë me Vuçiqin dhe piu kafe e hëngri kroasant. Ai vet ka thënë gjatë fushatës që nuk ulet në një tavolinë me pasuesin e Millosheviqit”, deklaroi ai.

Nushi theksoi se Kosova duhet të mësohet që të lëshojë pe në gjëra qqë janë në interes të vendit.

“Kur futesh në dialog nuk mundësh të mos lëshosh pe. Ne duhet të shohim se për çfarë po lëshojmë pe. Çfarë po marrim në këmbim. E jo gjithmonë të shohim se vetëm çfarë po merr Serbia”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?