Nuk i ka 2-3 milionë, u ngatërrua me Ukën: Xhavit Haliti del më fukaraja i “Xh”-së

Xhavit Halitit, deputetit të PDK-së, duket se Agjencia Kundër Korrupsionit ia ka ngatërruar pasurinë me atë të adashit të tij, Xhavit Ukës nga LDK. Por, cila është pasuria e tij reale? Haliti ka edhe një deklaratë të famshme sa i përket pasurisë. Para disa vitesh, ai i kishte thënë gazetarit Adriatik Kelmendi “krejt i kemi […]
Haliti ka edhe një deklaratë të famshme sa i përket pasurisë. Para disa vitesh, ai i kishte thënë gazetarit Adriatik Kelmendi “krejt i kemi kah 2-3 milionë”, një deklaratë kjo që po del e saktë metaforikisht për politikanët e të gjitha partive.
Dhe, duket se shkronja “Xh” është mjaft ogur i mirë për politikanët. Përveç Xhavit Ukës e Xhavit Halitit, edhe Xhelal Sveçla i VV-së doli të ishte milioner me një pasuri të paluajtshme që për pak nuk e mbërrinte te dy milionët (1.9 milionë).
Po pasuria e Halitit?
Ai ka deklaruar në vitin 2019 në AKK një pasuri të paluajtshme me vlerë 1.1 milionë euro, përcjell Periskopi.
Ai ka një tokë bujqësore të blerë në vitin 1995 prej 400 mijë euro. Një shtëpi familjare në vlerë 200 mijë të ndërtuar më 1999, një shtëpi tjetër të blerë më 1999 me të njëjtën vlerë, një banesë të blerë në vitin 2000 me të njëjtën vlerë dhe një tokë pyjore me katër hektarë që i vlen vetëm 20 mijë.
Haliti ka deklaruar se posedon vetëm një veturë Land Rover të vitit 1997 e që i vlen 5 mijë euro.
Por, ai ka stoli ari në vlerë prej 25 mijë euro. 10 mijë në pronësi të tij dhe 15 në pronësi të bashkëshortit/es.
Sidoqoftë, Haliti ka në ProCredit Bank edhe 130 mijë e 700 euro në një llogari dhe 2 mijë të tjera në tjetrën.
Ndërkohë, deputeti Xhavit Uka ka një pasuri prej 5.1 milionë euro ndërsa politikani i VV-së Xhelal Sveçla 1.9 milionë./Periskopi












