Nuk është Lutfi Haziri: Periskopi mëson emrin e kandidatit të LDK-së për kryetar të Gjilanit

Nuk është Lutfi Haziri: Periskopi mëson emrin e kandidatit të LDK-së për kryetar të Gjilanit

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë ditë së djeshme ka prezantuar disa nga kadidatët për kryetar të komunave që do të garojnë në zgjedhjet komunale që pritet të mbahen këtë vit. Njëkohësisht, LDK me anë të një komunikatë për media, njoftoi që do të mbahet Konventa e punës në degën e Gjilanit, nga […]

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë ditë së djeshme ka prezantuar disa nga kadidatët për kryetar të komunave që do të garojnë në zgjedhjet komunale që pritet të mbahen këtë vit.

Njëkohësisht, LDK me anë të një komunikatë për media, njoftoi që do të mbahet Konventa e punës në degën e Gjilanit, nga e cila do të përcaktohet edhe kandidati.

Periskopi përmes burimeve në degën e LDK-së në Gjilan, mëson se kandidat për kryetar të kësaj nuk do të jetë kryetari aktual, Lutfi Haziri por garës do t’i futet Arbër Ismajli, i cili aktualisht është nënkryetar i Gjilanit.

“Arbër Ismajli është kandidati. Me 23 ose 24 pritet m’u konfirmu në Konventen e Degës në Gjilan”, ka thënë një burim i sigurt për Periskopin.

Nuk dihen arsyet se pse Lutfi Haziri nuk do të jetë kandidat për të parin e Gjilanit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dje njoftoi disa nga emrat kandidat për kryetarë komunash.

Njoftimi i Abdixhikut:

Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama;
Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Ekrem Hyseni;
Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri;

Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, z. Ardian Shala;
Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti;
Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha;
Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti;
Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri;

Ndryshe, zgjedhjet lokale pritet të mbahen me shumë gjasë në tetor të këtij viti dhe se partitë politike veçse kanë filluar shpalljen e kandidaturave për kryetar. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?