Njoftim nga Autoritetet e Likuidimit për parashtruesit e kërkesave

Autoritetet e Likuidimit (AL-të) të NSh-ve: Përparimi (në likuidim), Kompania e Sigurimeve Kosova (në likuidim), Agrokosova (në likuidim), Jugopetrol (në likuidim), KB Slloga (në likuidim), Kompania e Sigurimeve Dunav (në likuidim), Nispromet (në likuidim), të emëruar sipas Nenit 12 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, duke vërejtur mos pranimin e […]
Autoritetet e Likuidimit (AL-të) të NSh-ve: Përparimi (në likuidim), Kompania e Sigurimeve Kosova (në likuidim), Agrokosova (në likuidim), Jugopetrol (në likuidim), KB Slloga (në likuidim), Kompania e Sigurimeve Dunav (në likuidim), Nispromet (në likuidim), të emëruar sipas Nenit 12 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, duke vërejtur mos pranimin e shkresave në vijim (Vendime, Kërkesa për informata shtesë) në adresat e parashtruesve të kërkesave bazuar në nenin 49 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP publikon këtë njoftim:
1.Të gjithë parashtruesit e kërkesave si në listën e mëposhtme, të paraqiten për të pranuar shkresat përkatëse (Vendime, Kërkesa për informata shtesë) të Autoriteteve të Likuidimit në adresën e përcaktuar në AKP ZR Prishtinë, para ose deri në orën 16:00 të datës që i bie 15 ditë pas datës së publikimit të këtij njoftimi.




2.Mos marrja e shkresave (Vendime, Kërkesa për informata shtesë) nga AL-të në zyrën përkatëse rajonale të AKP-së brenda orës dhe datës së paraqitur më lart do t’i nënshtrohet efektit ligjor të përcaktuar në Nenin 37.7 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Shkresa (Vendime, Kërkesa për informata shtesë) do të konsiderohet si e dorëzuar nga Autoriteti përkatës i Likuidimit, nëse parashtruesi i kërkesës nuk e merr atë brenda afatit të përcaktuar.
Për më shumë informata, vizitoni faqen e internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe klikoni në shtigjet e mëposhtme:
Shtegu në gjuhën shqipe: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,58
Shtegu në gjuhën serbe: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,58
Shtegu në gjuhën angleze: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=2,58












