NIPI I NIPIT: Replikat më interesante në Kuvend rreth Besnik Bislimit me nip

NIPI I NIPIT: Replikat më interesante në Kuvend rreth Besnik Bislimit me nip

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për shtatë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit, ku ndër të tjera është bërë debat dhe akuza në mes pozitës dhe opozitës lidhur me njërin nga anëtarët e këtij këshilli, i cili është edhe i afërm i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ministrja e Arsimit, […]

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për shtatë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit, ku ndër të tjera është bërë debat dhe akuza në mes pozitës dhe opozitës lidhur me njërin nga anëtarët e këtij këshilli, i cili është edhe i afërm i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi lidhur me debatin që është bërë për nipin e tij, Gëzim Tosuni, megjithatë sipas ministres Nagavci, ai nuk e ka nip.

Derisa seanca e Kuvendit po vazhdon për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ministrja Nagavci ka arsyetuar emrat e anëtarëve të cilët Qeveria i ka dërguar në Kuvend për miratim, ku ndër të tjera është përmendur edhe emri i nipit të Besnik Bislimit.

“Në lidhje me diskutimet që janë bërë për njërin nga kandidatët, unë kam pyetur zëvendëskryeministrin pas diskutimeve që janë bërë dhe ai nuk e ka nip dhe ai nuk e ka nip dhe në linjë të gjakut nuk shkel asnjë kufizim siç e përcakton ligji”, tha ajo.

Aty ka reaguar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

“Ne i bëmë disa herë të njëjtën pyetje, ky nipi i Besnikut a është djali i hallës, apo është djali i djalit të hallës apo kush është, veç shpjegoni ta dimë, askush nuk kontestoj përgjegjësi as kredibilitet profesional“, tha ajo.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj propozoi që të ndryshohet ligji për trashëgiminë, veçanërisht për VV-në.

“Nuk e di pse ministrja po insiston me shumë nervozë të arsyetohet sepse nuk ka arsye, është e ditur, nuk mund të fshehën gjërat, Kosova është e vogël, pavarësisht kësaj tendencës që të kamuflohet ose edhe të interpretohet edhe vija e trashëgimisë së gjakut, por mendoj që është e gabuar përndryshe unë e kisha propozuar me ndryshu vetëm për VV-së ligjin për trashëgimin, që nipat e dajt mos të njohën si pjesë së familjes ose lidhjes së gjakut”, tha ai.

Sërish lidhur me këtë çështje ka dhënë detaje ministrja Nagavci.

“Unë kam pyet zëvendëskryeministrin, më ka njoftuar që nuk e ka as djalë i vëllait, as djalë motrës, ,as djalë i dajës, as djalë i hallës e ka lidhe të lartë që nuk po di as me shpjegu, ashtu diçka ngjashëm sic ka thënë Albini që e ka Glaukun, domethënë as djalë i dajës, as i hallës as nip as motër” tha ajo.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci duke arsyetuar propozimin e Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, tha se miratimi anëtarëve të këshillit është një çështje me prioritet, pasi që këshilli është jofunksional. Deputetja Vlora Dumoshi tha se grupi parlamentar i LDK-së, vlerëson se përzgjedhja e këshillit në përbërjen e propozuar nuk garanton depolitizimin e këtij këshilli dhe sigurimin e cilësisë.

Kurse, deputetja Eliza Hoxha nga PDK, tha se anëtarët e këshillit kanë kryer vetëm baçelor dhe është aktivistë i VV-së, i bije që duhet të vlerësoj personat që kanë kryer doktoraturën.

E në emër të AAK-së, deputeti Shemsedin Dreshaj tha se duke folur për kandidatët e përzgjedhur që janë sjellë për aprovim, ka thënë se a thua Kosova nuk ka njerëz me të mençur se këta.

Ai kërkuar që të anulohet ky konkurs dhe mos të hendikepohet arsimi edhe në 5 vitet e ardhshme, duke shtuar se të hapet konkurs i ri dhe të respektohen kriteret e vendosura nga Ministria e Arsimit.

Navavci ka thënë se i gjithë procesi ka qenë kredibil dhe i monitoruar dhe kanë pas rekomandimet e ambasadave për tre anëtarët ndërkombëtar. Derisa foli edhe për deklaratat e mundshme të rrejshme nga anëtarët që kanë aplikuar.

“Kushdo që ka bërë deklarim të rrejshëm do të mbahet përgjegjës”, tha ajo.

Deputetja Eliza Hoxha tha se po propozojnë mashtrues përKëshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

“I njëjti person që e ka mashtruar KSHC-në dikur, sot propozohet nga ju që të jetë pjesë e KShC-së”, tha ajo.

Nagavci i tha se çdo ankesë që e ka opozita ta adresojnë në komisionin për arsim apo në rrugë institucionale.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 63 vota për dhe 9 vota kundër mori vendim për ratifikimin e shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit me këtë përbërje; Hasnije Ilazi, Gëzim Tosuni, Krenare Pireva-Muqi Nuçi, Seb Byryqi, Alison Felce, Cassie L. Barnhardt dhe Werner J. Stuber.

Këta shtatë anëtarë vendor e ndërkombëtar janë të zgjedhur me mandate 5 vjeçar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?