Nga janari, barnat në Kosovë me çmim të unifikuar

Të premten gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ish-Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ia dorëzoi pasardhësit të tij Arben Vitia, Projektligjin për Rregullimin e Çmimeve të Barnave. Kjo çështje është ringritur si temë dhe urgjencë për të bërë unifikimin e çmimeve në tregun privat farmaceutik, njofton Klan Kosova. Ministri Vitia ka deklaruar se këtë çështje […]
Të premten gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ish-Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ia dorëzoi pasardhësit të tij Arben Vitia, Projektligjin për Rregullimin e Çmimeve të Barnave.
Kjo çështje është ringritur si temë dhe urgjencë për të bërë unifikimin e çmimeve në tregun privat farmaceutik, njofton Klan Kosova.
Ministri Vitia ka deklaruar se këtë çështje e ka në prioritet gjatë këtij viti dhe se për këtë e ka formuar një grup punues për të përgatitur ligjin për rregullimin e çmimeve të ilaçeve.
Kjo nismë e radhës po mirëpritet nga përfaqësues të Odës së Farmacistëve të cilët thonë se përveç që barnat do të blihen me çmim të njëjtë kudo, do të kursehet edhe xhepi i qytetarëve për shkak se edhe çmimet do të ulen.
Ndërsa farmacistët thonë se me këtë ligj, profesionistëve të kësaj fushe do të ju kthehet dinjiteti profesional dhe qytetarët do të kërkojnë këshilla dhe edukim farmaceutik.












