‘Nga Gjermania ka ardhur ekspertiza për rrethanat e vrasjes së Oliver Ivanoviqit’

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova (SPSK), Rada Trajkoviq, ka deklaruar se dhjetë ditë më parë ka mësuar se “nga Gjermania ka arritur ekspertiza për vërtetimin e rrethanave dhe ndriçimin e vrasjes së Oliver Ivanovicit”. Trajkovic, ka deklaruar për gazetën serbe “Danas”, se ajo , nga qarqet […]
Trajkovic, ka deklaruar për gazetën serbe “Danas”, se ajo , nga qarqet ndërkombëtare ka ardhur deri te informacionet që kanë të bëjë me sqarimin e rrethanave të vrasjes së politikanit kosovar Oliver Ivanovicit.
Lidhur me lajmin, i cili u shfaq në opinionin serb me shtatë ditë me vonesë, se gruaja e Oliver Ivanovicit, Milena Popovic, deputete Partisë Progresive Serbe (SNS), lëshoi seancën e Parlamentit serb, në të cilën foli Presidenti serb Aleksandar Vucic, për shkak të pranisë së Milan Radoicicit, i dyshuar për vrasjen e Ivanovicit, Trajkovic tha se ishte e shokuar, por thotë se e kishte ditur se kjo do të ndodhte.
Ndryshe, gruaja e Ivanovicit, Milena Popovic të martën ka thënë se ka disa arsye që ajo nuk dëshiron të komentojë dhe shpjegojë këtë, dhe për shkak të të cilave ajo nuk dëshiron të ulet në të njëjtin ambient me Radoicicin.
“Hetimi i vrasjes së burrit tim është një proces shumë i komplikuar. E di se organet tona hetimore po punojnë në zgjidhjen e rastit dhe unë absolutisht besoj se autorët, organizatorët dhe autorët e vrasjes së Oliver Ivanovicit do të zbulohen një ditë”, tha Pocovic.
Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanovic u vra me disa të shtëna nga arma e zjarrit më 16 janar 2018 në pjesën veriore të Mitrovicës, para selisë së partisë së tij “Liria, Demokracia, Drejtësia”.












