Nexh Spahiu i gëzuar me raportet e këqija të Kosovës me Shqipërinë: Kështu duhet të mbeten

Nexhmedin Spahiu ka komentuar vizitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Shqipëri. Ai vlerësoi se nuk është e habitshme që kryetari, Glauk Konjufca, nuk u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi marrëdhëniet nuk janë të mira me shefin e tij, kryeministrin kosovar Albin Kurti. “Lideri i partisë të cilës Konjufca […]
“Lideri i partisë të cilës Konjufca i takon nuk ka marrëdhënie me kryeministrin Rama dhe për këtë nuk është e papritur që nuk kishte takim, megjithëse ishte paralajmëruar” tha Spahiu.
Spahiu shkoi më tej e tha se nuk sheh se do të ketë pasoja negative për marrëdhëniet mes fqinjëve. Madje kështu duhet të mbeten sipas tij.
“Marrëdhëniet me Shqipërinë duhet të jenë në nivelin që Kosova ka me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, asgjë më shumë se kaq nuk është e nevojshme” ka thënë Spahiu për portalin serb Kosovo-Online.
Spahiu nuk i mjaftoi vetëm kaq e tha se kjo ka edhe një gjë pozitive sipas tij, parandalon Kurtin që të intensifikoj idenë e tij për bashkim me Shqipërinë. Megjithëse kryeministri kosovar nuk e ka më as në program të partisë e në fushatë zgjedhore i ishte shmangur diskutimit për këtë punë.
“Nuk ka dëm duke pasur parasysh qëndrimin që kryeminsitri Kurti kishte në marrëdhëniet me Shqipërinë. Këto marrëdhënie të ashpërsuara me Ramën janë për të mirë pasi e ndalojnë të ndërmarrë hapa të pamenduar sikur është bashkimi me Shqipërinë e kjo është në të mirë të tij dhe të Kosovës”.












