Në Kosovë janë 66 refugjatë – më së shumti nga Algjeria, Siria dhe Libia

Në Kosovë janë 66 refugjatë – më së shumti nga Algjeria, Siria dhe Libia

Në Kosovë sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve, ndërkaq gjatë ditës Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR do të përurojnë Qendrën e Azilit të sapo rinovuar në Vranidoll. E, nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur për Telegrafin se aktualisht në Kosovë janë 66 refugjatë, të vendosur në dy qendra për […]

E, nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur për Telegrafin se aktualisht në Kosovë janë 66 refugjatë, të vendosur në dy qendra për azil, atë në Magure dhe Vranidoll.

Në qendrën për azil në Magure janë të vendosur 61 azilkërkues, kurse në qendrën në Vranidoll janë 5.

Më së shumti refugjatë ka nga shteti i Algjerisë, gjithsej azilkërkues të këtij shteti janë 17, pastaj nga shteti i Sirisë 10, dhe Libi 10.

Pastaj, nga Maroku nëntë azilkërkues, nga Iraku gjashtë azilkërkues, nga Afganistani dy azilkërkues, ndërsa nga Palestina, Somali, Tunizi, Indi, Egjipt, Jemen, Bahama nga një azilkërkues.

Në Qendrën në Vranidoll janë të vendosur dy azil kërkues nga Siria, dy nga Maroku, dhe një Palestina.

Çështja e azilit është e rregulluar sipas ligjit në Kosovë.

Në ligjin për azil thuhet se e drejta për status të refugjatit nuk do t’i njihet një personi, për të cilin ka arsye serioze të konsiderohet se ai/ajo: 1.1. ka kryer krime kundër paqes, krime lufte ose krime kundër njerëzimit siç përcaktohen në instrumentet ndërkombëtare të hartuara për të paraparë dispozita për krime të tilla; 1.2. ka kryer krim serioz jo-politik jashtë Republikës së Kosovës para pranimit të tij apo saj si refugjat në Republikën e Kosovës; 1.3. është fajtor për akte që janë në kundërshtim me qëllimet apo parimet e Kombeve të Bashkuara, siç parashihet në preambulë dhe nenet 1 dhe 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Republika e Kosovës, i jep statusin e refugjatit shtetasit të huaj apo personit pa shtetësi, me kërkesën e tij, i cili i plotëson kriteret e refugjatit të përcaktuara sipas ligjit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?