‘Në dialog me pesë kushte: Tap në karrigen e kryeministrit, tap e lëshoi bajrakun”

Analisti Fitim Salihu, duke komentuar takimin e sotëm Kurti – Vuçiq, kujton edhe premtimin e Kurtit se dialogu ‘është prioritet i gjashtë apo shtatë’. “Tap në karrigen e kryeministrit, tap e lëshoi bajrakun”, shkruan Salihu. “Dikur bërtiste: “Jo Negociata”. Pastaj thoshte se negocion, por me pesë kushte. Më vonë tha se negocion vetëm me një […]
Analisti Fitim Salihu, duke komentuar takimin e sotëm Kurti – Vuçiq, kujton edhe premtimin e Kurtit se dialogu ‘është prioritet i gjashtë apo shtatë’.
“Tap në karrigen e kryeministrit, tap e lëshoi bajrakun”, shkruan Salihu.
“Dikur bërtiste: “Jo Negociata”. Pastaj thoshte se negocion, por me pesë kushte. Më vonë tha se negocion vetëm me një kusht – kërkimfaljen e Vuçiqit për krimet ndaj shqiptarëve. I pati quajtur tradhtarë të gjithë ata që negociojnë me Serbinë pa kushte. Sot Albini shkoi në dialog me Vuçiqin pa as edhe një kusht. Tap në karrigen e kryeministrit, tap e lëshoi bajrakun. Siç thuhet, “nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë”, shkruan ai./Periskopi/












