Ndërkombëtarët të pakënaqur me paraqitjen e Kurtit dje në Bruksel

Ndërkombëtarët të pakënaqur me paraqitjen e Kurtit dje në Bruksel

Qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti lidhur me dialogun me Serbinë nuk po priten mirë nga ndërkombëtarët. Në lidhje me këtë kanë reaguar ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe i derguari i BE-së, Miroslav Lajçak. Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë […]

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë ka folur për Marrëveshjen e Ëashingtonit të arritur më 4 shtator të vitit të kaluar mes Qeverisë Hoti dhe ShBA-ve dhe Serbisë dhe ShBA-ve respektivisht e cila po kontestohet nga Albin Kurti, shkruan Periskopi.

Pasi Kurti kishte deklaruar se kjo marrëveshje është e arritur nga një qeveri ilegale dhe jokushtetuese, Kosnett i ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua Qeveria e Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin t’i respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më parë… Unë e di që disa njerëz kanë thënë që ne kemi bërë mjaft kompromise, i takon dikujt tjetër të bëjë kompromis. Nuk është një mënyrë shumë produktive për të ecur përpara”,tha Kosnett, përcjell Periskopi.

Pas takimit Kurti – Vuçiq ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila megjithëse e ka vlerësuar si një hap të rëndësishëm dialogun Kosovë- Serbi, ajo ka dyshimet e veta se Kurti e kupton rëndësinë e dialogut.

“Takimi ishte një hap i rëndësishëm në dialogun Serbi-Kosovë, pasi është takimi i parë që kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori detyrën sërish edhe këtë vit. Shpresoj se ai do ta dëshmojë se e kupton rëndësinë e këtij dialogu, pasi vullneti është një parakusht për negociata të suksesshme dhe kjo vlen si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën”, kështu i tha Danasit raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon, shkruan Periskopi.

Ndër të tjerë, ka folur edhe i derguari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Ai tha se ky takim nuk  ishte aspak i lehtë, megjithatë për Lajçak e rëndësishme është që Albin Kurti dhe Vuçiç u ulën bashkë në tryezë.

“Nuk ishte takim i lehtë por është e rëndësishme që ky takim ndodhi. Dy liderët treguan qartë se çfarë duan, dy liderët konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër për dy shtetet pa normalizim të marrëdhënieve. Të dy janë të angazhuar për të punuar në normalizim të marrëdhënieve përmes dialogut”, tha Lajçak.

Takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit pritet të ndodhë në fund të muajit korrik./Periskopi/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?