Motra e Ukshin Hotit beson se ai po mbahet në burgjet e Serbisë: Do ta takoj të gjallë

Motra e Ukshin Hotit, Myrvete Hoti-Kosumi, po beson se vëllai i saj gjendet në burgjet e Serbisë. E ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ajo është shprehur se ende beson që do ta takoj të gjallë Ukshin Hotin. “Mendoj se ai është në burgjet e Serbisë. Kjo për shkak të inteligjencës së […]

E ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ajo është shprehur se ende beson që do ta takoj të gjallë Ukshin Hotin.

“Mendoj se ai është në burgjet e Serbisë. Kjo për shkak të inteligjencës së tij. Ata e kanë vlerësuar atë, e kanë parë rrezikun ndaj atij. Unë besoj që do ta takoj të gjallë. Derisa nuk del e kundërta, unë besoj ende”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se një serbe, e cila dhëndrin e kishte ushtarak i kishte treguar se Ukshin Hoti është gjallë në burgun e Nishit.

“Unë kam dashtë me gjet vëllain tim. Me një serbe 3 vjet kam pasur kontakte. Ajo më ka thënë se e ka pa Ukshinin në burg të Nishit. Ajo e ka pas qikën në administratë dhe dhëndrin ushtarak. Në prezencën time ajo ka thënë se ai është gjallë, por nuk lëvizke askush. Ajo më pyeste se çfarë është në pyetje pse nuk po lëviz askush”, ka deklaruar ajo.

Hoti-Kosumi thotë se deri tani nuk ka pasur mbështetje për zbardhjen e fatit të vallait të saj.

“Deri tani nuk jam e kënaqur. Unë kam vrapuar edhe në Shqipëri edhe në Kosovë e Maqedoni. Kam kërkuar ku është vëllai im, por deri tani kam hasur në vesh të shurdhur. Nuk më ka përkrahur askush”, ka theksuar ajo.

Ajo është shprehur se nuk do të dorëzohet kurrë së kërkuari Ukshin Hotin e të vërtetën për të.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?