Moti për këtë javë, temperaturat shkojnë deri në 35 gradë

Moti për këtë javë, temperaturat shkojnë deri në 35 gradë

Java fillon me mot të nxehtë e shtrëngata me shi.  Më pas shtrihet vala e të nxehtit dhe ngre temperaturat edhe mbi 35C.  Priten edhe netë tropike. 20.06.2021 – Një valë e të nxehtit që përfshiu pjesë të Europës perëndimore e qëndrore ditëve të fundit, pritet të shtrihet edhe mbi rajonin tonë javën në vijim.  […]

20.06.2021 – Një valë e të nxehtit që përfshiu pjesë të Europës perëndimore e qëndrore ditëve të fundit, pritet të shtrihet edhe mbi rajonin tonë javën në vijim.  Do të mbajë mot shumë i nxehtë me temperatura maksimale që mund të arrijnë deri në 38C, e vende-vende nga Dukagjini duke iu afruar edhe vlerës prej 40C.  Gjatë kësaj periudhe mund të ketë edhe netë tropike, ku temperatura gjatë natës nuk zbresin nën 20C.

Por ditën e hënë mbetet mot jostabil, ku gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi, e që vende-vende do të jenë mjaft intenzive ku mund të sjellin reshje të dendura e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.

Nga dita e martë nuk parashihen mundësi për të reshura, megjithëse gjasat mbeten që orëve të pasdites përreth viseve malore të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Me valën e të nxehtit, mbi rajon pritet të shtrihen edhe koncentrime të larta të pluhurit saharian, që mund të ndikojë në përkeqësim edhe të cilësisë së ajrit, duke rriturt përqëndrimet në grimcat e materies PM10, e indeksi mund të kaloj edhe në vlera të dobëta, e vlerat e çastit edhe në shumë të dobëta.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta, prandaj në këto ditë preferohet ekspozim më i ulët ndaj rrezeve të diellit përgjatë orëve të mesdites.

21.06 – Në mëngjes intervale me diell.  Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave me shi.  Vende-vende shtrëngata do të jenë intenzive me mundësi edhe për reshje breshëri.

22.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.  Pasdite përreth viseve malore me zhvillime të vransirave lokale.  Mbeten mundësi për rrebeshe të izoluara me bubullima.

23.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.  Pasdite përreth viseve malore me zhvillime të vransirave lokale.  Vende-vende mundësi për rrebeshe të izoluara me bubullima.

24.06 – Mot shumë i nxehtë, me diell dhe vransira kalimtare gjatë ditës.

25.06 – Shumë nxehtë.  Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten nga 15C deri 20C, e maksimalet në rritje nga 31C të hënën, deri në 38C ditën e enjte.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi 2-10m/s.

Shtypja atmosferike pas rënies ditën e hënë, më pas gradualisht në rritje./PrishtinaWeather

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?