Molliqaj pas deklarimit të pasurisë: Pagat në VV u rriten, kurse nivelet mbeten të njëjta, si u zvogëlua pabarazia?

Molliqaj pas deklarimit të pasurisë: Pagat në VV u rriten, kurse nivelet mbeten të njëjta, si u zvogëlua pabarazia?

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka postuar video të deklaratave të Albin Kurtit dhe Liburn Aliut në kohën kur kishin thënë se duhet zbutuar pabarazia sociale në pasuri. Në njërën video Kurti thotë se të larguarit e PSD-së ishin të privilegjuarit e VV-së, ndërsa tani pas deklarimit të pasurisë nga grupi kuvendar i VV-së kanë […]

Në njërën video Kurti thotë se të larguarit e PSD-së ishin të privilegjuarit e VV-së, ndërsa tani pas deklarimit të pasurisë nga grupi kuvendar i VV-së kanë dalur më së shumti milionerë.

“Poshtërsia “Liburn Aliu”. T’i lëvizim këmbët tona sipas ëndrrave të të varfërve” nuk ka qenë porosi zgjedhore e Kurtit. Ka qenë sulm direkt ndaj atyre që nuk i bindeshin atij për çështje krejt tjera. Shikojeni Liburnin, po flet këtu për “diferencimet” e pagave në Sekretariat. Për këto vendime ishte përgjegjës edhe Kurti. I njëjti nivel pagash ka mbetur edhe sot ne VV. Gjuetia e shtrigave i duhej Albinit. Liburni të neveriste me gatishmërinë për të shërbyer”, ka shkruar Molliqaj.

“Shtëpia nga 60 në 300 metra katror. Si qenka zvogëluar pabarazia? Pagat në VV u rriten, kurse nivelet mbeten të njëjta. Si u zvogëlua pabarazia?! Rroftë vegjelia Albin! Moralizimi instrumentalizues po shitet shtrenjtë”, shtoi ai.

Molliqaj i ka përmendur Aliut edhe banesën në Marigona Hill.

“Njëmend Liburn! Marigona Hill a?! S’do ta kisha besuar kurrë edhe pasi s’kemi fole më ndërmjet vete. 100 metra katrorë nuk është fundi i botës. Por Liburn, Marigona Hill është fundi yt. Ti e di çfarë përfaqëson ajo. Ajo është dëshira për të qenë elitë, imagjinata milionere për harmoni, për një botë të organizuar shoqërisht. Kjo idilikë Liburn, ky socializëm i rregulluar, e ka parakusht kapitalizmin e xhunglës. Prandaj është e mbyllur dhe e siguruar. Ti je andej gardhit Liburn, por kurrë më i humbur dhe i pa sigurtë s’ke qenë. Lagjet e egra që s’ia dijnë kimetin qetësisë, do ta shohin tjetërsimin tënd. A thua si e thërret dikë për kafe n’shpi”, shtoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?