Molliqaj: Kurti zgjodhi Borrellin si ndërmjetësues në dialog, rrezikojmë autonomi për Serbinë

Molliqaj: Kurti zgjodhi Borrellin si ndërmjetësues në dialog, rrezikojmë autonomi për Serbinë

Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euroneës Albania komentoi qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në raport me dialogun Kosovë-Serbi. Molliqaj tha për Albin Kurtin se ky i fundit ka zgjedhur ndërmjetësuesin e gabuar në dialog, gjë që e çon në zgjatje të konfliktit Kosovë-Serbi. Albin […]

Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euroneës Albania komentoi qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Molliqaj tha për Albin Kurtin se ky i fundit ka zgjedhur ndërmjetësuesin e gabuar në dialog, gjë që e çon në zgjatje të konfliktit Kosovë-Serbi.

Albin Kurti ka zgjedhur si ndërmjetësues përfaqësuesin për Brukselin, Joseph Borrell dhe për Dardan Molliqaj do të kishte qenë më e saktë po të kishte zgjedhur SHBA-të.

“Qasja e z. Kurti është vazhdimësi e asaj që kanë prodhuar qeveritë dhe negociatat e mëhershme, duke zgjedhur ndërmjetësuesin Albin Kurti ka zgjedhur edhe kompromisin që do të bëjë. Kosova duhet të ketë dialog dhe kompromis, mirëpo përpara duhet të flasim për premisat. Pastaj mund të diskutojmë për kompromisin. […] Duke mos pranuar SHBA si ndërmjetëse, ai refuzoi edhe zgjidhjen përfundimtare të zgjidhjes midis Kosovës dhe Serbisë. Ne në Kosovë këto i trajtojmë si dy linja historike”, u shpreh ai.

Dardan Molliqaj tha se nuk është dakord me aspiratat që kanë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak për zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë.

“Qeveria që në mandatin e parë zgjodhi si përfaqësues Brukselin, pra, z. Borell. Aspirtat e Lajçak dhe Borrel për zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë, janë përmes ndryshimeve kushtetuese në Kosovë dhe Serbi dhe akomodimit të autonomisë së Serbisë. Kjo nënkupton një status special për Veriun e Kosovës ku me shumicë është nga minoriteti serb dhe për pjesën e serbëve në jugun e Kosovës do të jetë asociacioni i komunave si edhe zgjerimi i territorit”, tha z. Molliqaj.

Molliqaj dhe se nevojitet një zgjidhje përfundimtare dhe jo zgjatje e konfliktit me Serbinë dhe kjo zgjidhje mund të vijë jo duke kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia, por me njohjen e subjektivitetit të Kosovës nga ky shtet. Sipas Dardan Molliqajt, një zgjidhje e tillë do të sillte bashkëpunim në rajon.

”Janë bërë mbi 20 vite që Kosova është çliruar nga Serbia. Kosovës i duhet një zgjidhje përfundimtare, e qëndrueshme dhe që garanton nga njëra anë shkëputjen përfundimtare nga Serbia dhe nga ana tjetër, njohjen e subjektivitetit nga Serbia”, u shpreh Dardan Molliqaj.

“Jo njohjen e Kosovës por njohjen e subjektivitetit që nënkupton se Kosova ka të drejtën e vet të organizohet brenda dhe së jashtmi në kuptimin e bashkëpunimeve rajonale, qofshin ato edhe të bashkimit me Shqipërinë”, shtoi ai.

Dardan Molliqaj tha se mënyra sesi Albin Kurti po e menaxhon dialogun, krijon një konflikt “të ngrirë” Kosovë-Serbi. Ai tha se sipas tij, z. Kurti nuk po sjell asgjë të re në këto negociata, por po ndjek rrugën që kanë ndjekur paraardhësit e tij.

“Është e papranueshme që të kemi një zgjatje të konfliktit të ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë dhe të një konsolidimi të Serbisë në Kosovë, që do të jetë asociacioni i Komunave me shumicë serbe, por do të ketë një emërtim tjetër pasi një gjë të tillë nuk e ka zgjedhur Gjykata Kushtetuese. Kjo që ka nisur z. Kurti është në rrugën e vjetër dhe çon në rezultatin e vjetër” tha z. Molliqaj./Euronews

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?