Mitrovica si Kolumbia: Pas Shupkovcit e Zhabarit, Policia sërish gjeti drogë

Policisë së Kosovës sërish ka gjetur subsatanca narkotike në Komunën e Mitrovicës. “Jepi zë” disa ditë më parë kishte mësuar se cak i bastisjes së njësitit kundër drogave ka qenë një shtëpi në Zhabar. Aty është bastisur një shtëpi, pasi dyshohj se një person me iniciale A.K kishte kultivuar substance të ndaluara me ligj. Poashtu […]
“Jepi zë” disa ditë më parë kishte mësuar se cak i bastisjes së njësitit kundër drogave ka qenë një shtëpi në Zhabar.
Aty është bastisur një shtëpi, pasi dyshohj se një person me iniciale A.K kishte kultivuar substance të ndaluara me ligj.
Poashtu edhe një shtëpi në fshatin Shupkovc, ishte bastisur dhe ishin gjetur bimë kanabisi si dhe makineri për grirjen e marihuanës.
Në raportin e policisë shkruhet se sërish është gjetur subsanta narkotike, dhe këto raste të shpeshta, kanë filluar që qytetin e Mitrovicës ta krahasojnë me shtetin e Kokumbisë.
Një nga rastet e konfiskimit ka qenë në rrugë “Dëshmorët e Kombit”, ku gjatë kontrollimit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi me peshë prej 2.2 gramësh e llojit marihuanë.
Rasti i dytë i konfiskimit ka ndodhur në rrugën “Lagjja e Muhaxherëve”, ku Policia pas bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit ka konfiskuar një sasi të konsideruar të llojit marihuanë.
“Gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 7.3 gram”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Të dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.












