Ministrja Artane Rizvanolli kursimtare e vërtetë: Gati 200 mijë euro para të gatshme nëpër banka

Artane Rizvanolli ishte ndër emrat e papritur të kabinetit të Qeverisë Kurti II. Ajo u emërua ministre e Ekonomisë në mars të këtij viti, dhe u bë pjesë e zyrtarëve që obligohen me ligj të deklarojnë pasurinë. Rizvanolli ka deklaruar në AKK një banesë me 91.8 metra katrorë me vlerë prej 75 mijë eurosh dhe […]
Rizvanolli ka deklaruar në AKK një banesë me 91.8 metra katrorë me vlerë prej 75 mijë eurosh dhe të cilën e kishte marrë dhuratë nga prindërit.
Ministrja vozit një veturë Renault Kadjar që sipas saj kushton 18 mijë euro, përcjell Periskopi.
Por, ajo që lë përshtypja të madhe është deklarimi që ka bërë në “Para të Gatshme të mbajtura në institucione financiare”.
Ajo ka deklaruar 188 mijë e 969 euro në ProCredit Bank në Kosovë dhe 2487 në Natwast.
Bashkëshorti i tij i ka vetëm 12 mijë e 486.












