Ministria e Arsimit mbyll pa paralajmërim profilet e mjekësisë në shkollën e Drenasit: Konsiderohet “hakmarrje politike”

Ministria e Arsimit, pa paralajmërim ka marrë vendim që të mbyllë profilet e drejtimit të mjekësisë në shkollën e mesme profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas. Sipas Komunës së Drenasit, kjo mbyllje në mënyrë arbitrare është e papranushme. Muhamet Gjoka, Drejtor i drejtorisë së Arsimit, në një prononcim për Periskopin ka shpjeguar në detaje për rastin. […]
Sipas Komunës së Drenasit, kjo mbyllje në mënyrë arbitrare është e papranushme.
Muhamet Gjoka, Drejtor i drejtorisë së Arsimit, në një prononcim për Periskopin ka shpjeguar në detaje për rastin.
Ai thotë se të hënën ka kuptuar vendimin e ministrisë, ndonëse këta të fundit nuk kishin paralajmëruar asgjë.
Gjoka tregon se para një muaji kishin pasur planifikimin përfundimtar në ministri së bashku me këto profile, dhe se nuk kishin marrë asnjë koment të vetëm për këtë gjë, dhe siç tregon ai, para dy dite papritmas janë njoftuar që nuk janë paraparë këto dy profile.
“Vendimi i fundit i MAShTI-t është i paprecedent dhe joprofesional, kur kihet parasysh që kemi qenë në koordinim të vazhdueshëm me zyrtarët e Divizionit për Arsim Profesional lidhur me harmonizimin e profileve me planet e reja dhe para një muaji e kemi pasur planifikimin perfundimtar në ministri së bashku me këto dy profile. Nuk kemi marrë asnjë koment të vetëm dhe papritmas para dy ditëve jam njoftuar që nuk janë paraparë këto dy profile ne Drenas.”, ka thënë drejtori I arsimit në komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka.
Ai madje ka theksuar se të njëjta profile janë edhe në “SHMP “Fehmi Lladrovci” nga viti 2017/2018 dhe jemi të paisur me kabinete profesionale dhe me staf adekuat professional”,
“Ju njoftoj se këto profile i kemi në SHMP “Fehmi Lladrovci” nga viti 2017/2018 dhe jemi të paisur me kabinete profesionale dhe me staf adekuat professional”, ka thuar Gjoka për Periskopin.
Edhe profesori i kësaj shkolle Armend Demaku, ka reaguar për vendimin e fundit, ku sipas tij e tërë është hakmarrje politike.
Demaku thotë se ky vendim është tendecioz, ku siç thotë ai “asnjë drejtim në shkollën tonë nuk i plotëson kushtet më shumë për akreditim se sa farmacia”
Ndryshe nga ky, Shemsi Elezi nga VV’ja në komunën e Drenasit ka thënë se “për të ardhë deri te ai vendim i Ministrisë janë disa hapa të cilët, Komuna e Drenasit përkatësiht DKA ,zyrtarët që i bëjnë politikat a Arsimit në komunë është dashur ti ndjekin. Moskoordinimi dhe mosplanifikimi i mirë ka sjellë deri në këtë gjendje” ka thënë Elezi.
Ndërkaq sot Periskopi ka provuar të kontaktoj me zyrtarë të MASHT-it për të marrur informacione lidhur me rastin, por që këta të fundit kanë vendosur të heshtin, duke mos kthyer përgjigje./PERISKOPI/B.Hoti/












