Milioneri i VV’së në KQZ, Alim Rama posedon 1.2 milionë euro para të gatshme

Milioneri i VV’së në KQZ, Alim Rama posedon 1.2 milionë euro para të gatshme

Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama, ka deklaruar se posedon mbi 1.2 milionë euro të gatshme. Rama në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka bërë të ditur se ka 1,278,541 euro në banka të ndryshme, përfshirë edhe në Amerikë. Në Prishtinë ai ka deklaruar se ka para të gatshme […]

Rama në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka bërë të ditur se ka 1,278,541 euro në banka të ndryshme, përfshirë edhe në Amerikë.

Në Prishtinë ai ka deklaruar se ka para të gatshme 720,252 euro, ndërsa pjesën tjetër e ka në një bankë të Amerikës, që kap shumën prej 558,289 euro.

Por, Rama ka edhe pasuri të paluajtshme, të luajtshme e letra me vlerë.

Si pasuri të paluajtshme ai ka 441,000 euro që përfshijnë toka, një shtëpi e dy banesa. Kurse, të luajtshme ka dy vetura: Një në pronësi të tij dhe një të bashkëshortes me vlerë në total prej 55,000 eurove.

Si letra me vlerë ai ka 200,000 euro në një bankë në Amerikë, ndërsa të hyrja vjetore nga puna e tij në UNDP ka marrë 89,173 euro e nga KQZ 13,821.71 euro.

Anëtari i KQZ-së nga LVV  ka deklaruar edhe pagën vjetore të bashkëshortes së tij që është 22,368 euro.

Rama po ashtu ka deklaruar se merr të hyra edhe nga interesi dhe certifikatë aksionesh dhe kursimet nga banka në Amerikë, UNFCU, në vlerë 5,016 euro.

Rama, ka sqaruar në fund të formularit të plotësuar se gjatë vitit 2019 ka punuar si staf ndërkombëtar për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përkatësisht për UNDP në Afganistan.

“Kombet e Bashkuara paguajnë kostot e riatdhesimit në proporcion me nivelin, gradat dhe kohën e shërbimit disa muaj pas përfundimit të kontratave në mënyrë që ata të riatdhesohen nëpër shtetet prej nga vijnë. Në periudhën e raportimit, unë kam pranuar pagesat e riatdhesimit nga UNDP në vlerën e cekur më lartë”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?